“Shqiptarët udhëhoqën botën në pritjen e afganëve", Yuri Kim: Të gjithë ju kanë parë me admirim dhe ne duhet të ndjekim shembullin tuaj

18 Mars 2022, 12:19Politika TEMA

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka vlerësuar pritjen që Shqipëria i bëri afganëve, ku mes tyre janë edhe disa studiues, të cilët po marrin mësime në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Në fjalën e saj në ceremoninë nënshkrimit të marrëveshjes mes Universitetit Bujqësor të  Tiranës dhe Universitetit të Michigan, Kim u shpreh se shqiptarët udhëhoqën botën në pritjen e afganeve dhe kjo duhet të merret shembull nga të gjithë.

“Të gjithë kemi parë si shpërtheu dhuna në Afganistan. 12 studiues dhe familjet e tyre u larguan. Shqiptarët udhëhoqën botën në hapjen e vendit të tyre, duke na treguar se çfarë do të thotë të jesh një popull i nderuar.

Nuk kam për ta harruar humanizmin që populli shqiptar tregoi atë ditë.  Kjo nuk është diçka për ti dhënë vlerësim një personi, por një vlerësim për të gjithë popullit.

Ajo që qeveria bëri në emër të popullit tuaj, është diçka që u bë për  shkak të karakterit që keni. Bota ju ka parë me admirim dhe ne duhet të ndjekim shembullin tuaj”, tha Yuri Kim.

4 komente në ““Shqiptarët udhëhoqën botën në pritjen e afganëve”, Yuri Kim: Të gjithë ju kanë parë me admirim dhe ne duhet të ndjekim shembullin tuaj”

  1. ana says:

    “Studentet jane zemra e vendit dhe me vjen shume mire qe po i jepet vemendja qe i duhet”

  2. Trojan says:

    ka filluar te rregullohet kokpakrehura si bushtrat e qeverise rama ,,,,urguret sirianet afganet na i bete peshqesh ju per shkak te luftrave tuaja

    1. Mondi says:

      Me krehjen merren prostitutat si ty.Hallall ia befte zoti se ju ka nxjerre rrugeve si zagaret ,aty ku e keni vendin,dhe portaleve si prostituta se vetem ate zanat e beni mire .

  3. nina says:

    _________SI NUK TE VJEN TURP MORE KELYSH I SALI MALOKUT QE KA NJE JET TE TERE QE JETON NE TIRANE DHE AKOMA NUK KA MESUAR TE FLASE SHQIP, TI MERR KURAJON DHE SHAN AMBASADOREN JURI KIM, QE PO BEN ATE QE NUK E BERI ASNJE NGA ATO TE TJERET PER ATE VEND ,,,,,, SALIU, DHE TE GJITHE JUVE MASKARENJVE QE AKOMA VAZHDONI TA MBRONI, SI ATE KRIMINEL , TRADHETAR DHE TE GJITHE TE TJERET QE I PERMBAN (PAMFLET),,,,,VENDIN E KANE NE BURK…….DHE E GJITHA KJO PO BEHET NE SAJE TE INSISTIMIT TE AMBASADORES AMERIKANE, JURI KIM . JU FALEMINDERIT Z. AMBASADORE….
    SPAKU DUHET TE VEPROJE, SEPSE PO DUKET AKOMA SI NEPER GJUME..,,,!!!!!!!!!??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje