Sali Berisha: Do kandidoj për të marrë drejtimin e PD-së, e firmosën 70% e demokratëve

17 Mars 2022, 19:29Politika TEMA

 Sali Berisha shprehet i sigurt për rikandidimin e tij për rimarrjen e drejtimit të Partisë Demokratike.

Berisha përmendi zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit si firmosje të rikandidimit të tij.

“Rikandidimi im është firmosur nga 70% e zgjedhësve të PD që votuan në datën 6 mars për kandidatët e saj. Edhe po të dua unë do të ishte një tradhti e pafalshme ndaj tyre“, tha Berisha.

Ai foli edhe për dy vendimet e pritshme të gjykatave, për Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut, dhe atë të 11 dhjetorit që shkarkoi Lulzim Bashën dhe ndryshoi statutin e PD.

“Vendimi i nesërm, nuk kemi asnjë problem me atë, për Kuvendin e 17 korrikut. Për vendimin tjetër presim të respektohet ai monument historik që u mblodh në ‘Air Albania’ me 11 dhjetor. 

Ne jemi në negociata. Deputetët, s’mund të mohohet që kishte në anomalitet në grupin parlamentar, ne nuk krijuam grup parlamentar, përpjekjet janë për normalizimin e jetës së grupit parlamentar. Dhe kjo do të ndodhë, si hapi i parë shumë i rëndësishëm. 

Ne kemi vendosur nenin e fraksionit, e kemi rikthyer. Gjykoj se përderisa nuk u krijua një grup i dytë parlamentar, do normalizohet grupi palamentar. Unë po punoj sa mundem që të dërgoj mesazhe pajtuese në bazën e partisë. Detyra më kryesore në këtë periudhë është bashkimi i demokratëve“, u shpreh Berisha.

5 komente në “Sali Berisha: Do kandidoj për të marrë drejtimin e PD-së, e firmosën 70% e demokratëve”

  1. ce says:

    Kandidati alternativ i foltores do jete Sali Lushe kundertanku i cili do paraqitet ne diten e votimit per kryetarin e foltores hipur mbi tankun e rrembyer tek garda ne grushtin e deshtuar te shtetit me 1998.

  2. Pensionisti i Porcelanit says:

    Doktor Mortjes i duhet kreu i PD per te mbrojtur vjedhjet dhe krimet qe ka bere tere jeten e tij te zeze…

  3. Një qytetar says:

    Duket se kjo duhet të jetë përgjigja e Berishës për gjermanin që ka ardhur për të sheshuar mosmarrveshjet në PD. Kot përpiqet gjermani, nuk ka zot që e shkul Berishën idiotsitë.

  4. american16al says:

    Nqs shqipetaret votojne per familjen Berisha , te mbyllin goje dhe te hane m..t per pasojat qe do t’u vijne, pastaj le te “dancojne” ne bulevarde per ate qe kane bere se nuk do ta rruaj njeri per ta vetem talebanet Jemeni mun t’i afroje konsulence si dhe hajvanet e rrugeve te botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje