Ilir Meta ka përshëndetur fillimin e furnizimit me gaz natyror të Europës Perëndimore përmes gazsjellësit TAP.
Meta thotë se TAP është investimi i huaj më i rëndësishëm strategjik në Shqipëri si fryt i bashkëpunimit të suksesshëm dhe strategjik ndërmjet Shqipërisë, partnerëve europianë dhe SHBA-ve me Qeverinë e Azerbajxhanit.
“Përveç ndikimit të jashtëzakonshëm të këtij investimi madhor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, veçanërisht në zonat e kalimit të gazsjellësit, ky projekt rriti ndjeshëm pavarësinë e Europës nga gazi rus.
Projekti TAP e përfshiu Shqipërinë në hartën e infrastrukturës energjetike strategjike europiane, veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë sfiduese ndaj arkitekturës së sigurisë europiane dhe euroatlantike”, shkruan Meta.
TAP ka një vit që furnizon Europën me gaz, nuk filloi sot. Por kështu ndodh kur duan të mburren për arritjet e të tjerëve se gjoja kanë dhënë ndonjë kontribut. Ndërkohë që i vetmi kontribut është dhënia e OK për kalim në territorin tonë me përfitime minimale për vendin
bravo? president
ta degjojne mir Ruset e miqt e Putinit ne Qev erri