Nga Andi Bushati
Ndonëse pjesa dërrmuese e opinionit opozitar po pret me padurim dorëheqjen e Lulzim Bashës, largimi i mundshëm i atij që “de jure” e drejtoi për dy mandate PD, nuk i jep automatikisht fund krizës brenda saj. Hasmëria e thellë mes demokratëve të ndarë në dy grupe, hunjtë, flaka dhe gazi lotësjellës i 9 janarit, helmi i derdhur në Facebook, kanë hapur plagë që nuk thahen lehtë. Por, hendeku është edhe më i madh sesa kaq. Ai shtrihet nga spastrimi i gjërë që Basha (natyrisht me bekimin e Berishës) i bëri atyre që e sfidonin, tek zëvendësimi i meritokracisë me lakeizëm e deri në degradimin e opozitës në një fjetore gjigande, ku përgjumeshin rezistenca dhe revolta ndaj regjimit.
Për të rivitalizuar këtë trup të sëmurë nuk mjafton as vetëm ikja e një njeriu, as zëvendësimi i tij me një tjetër.
Prandaj, që PD-ja të ketë një shpresë për ringjallje ajo duhet të kalojë nga një proces shumë më i gjatë dhe i vështirë. Fillimisht ajo duhet ta kthejë filmin në datën prej nga nisi kjo krizë dhe të bëjë një rishikim të vendimeve që u morën prej 9 shtatorit e më pas. Akti i parë i një ribashkimi duhet të jetë një rezolutë që dënon shpalljen non grata të Sali Berishës, duke anulluar vendimet e përjashtimit të tij nga grupi dhe partia, duke e denoncuar atë si një manovër të fëlliqur lobingu të pushtetit.
Merret me mend lehtë se kjo nuk është e kollajtë për të gjithë ata deputetë që gjatë këtyre kohëve kanë shprehur një dashuri më të madhe për Uashingtonin sesa për fshatin ku kanë lindur. Por, në fund të fundit, ata janë të dënuar ti binden elektoratit të 6 marsit, i cili tregoi me votë se nuk beson në atë dokument që e kishte paralajmëruar Edi Rama këtu e dy vite e gjysëm më parë.
Një gjë e tillë do të qetësonte jo vetëm Berishën, por edhe gjithë mbështetësit e tij që rezultuan shumë më shumë sesa arrinim ta mendonin një pjesë nga ne dhe do të kontribuonte për të pajtuar dy grupimet e demokratëve.
Vetëm pas kësaj do duhej të hidhej në diskutim hapi i dytë, që po e artikulojnë në mënyrë të parakohshme disa deputetë të cilët janë për një parti pa Bashën dhe pa Berishën. Ku format, “pa njërin dhe pa tjetrin”, do të mund të diskutohej në një mjedis më të qetë, ku grupi i “Foltores” nuk do të kishte më frikën se dikush i rekrutuar nga ambasada do të përpiqej ta kthente filmin mbrapsht duke ndërmarrë të njëjtat akte personale si Basha.
Po në këtë pikë, nëse Berisha garantohet se partia e tij nuk e flak më tej si “non grata”, a do të pranonte ai të tërhiqej nga ambicia e shpallur për të garuar për kreun e PD-së?
Po të dëgjosh argumentat e tanishëm të foltorisërve ata nuk e pranojnë këtë logjikë. Ata e quajnë herezi zbrapsjen e liderit historik pasi ai është shumicë dhe pretendojnë se në demokraci pajtimi dhe konsensusi arrihen vetëm përmes mekanizmit të votës.
Po, në fakt, kjo është e vërtetë, por në kushtet ku gjendet sot PD-ja, ky mekanizëm nuk mund ta luajë këtë rol. Sepse, në një hapsirë demokratike, vota do dhe kushtet e saj për të qenë e drejtë, reale dhe përfaqësuese. Në këtë moment, kurdo që të votohej, çdo kush e di se fitorja do të qe e sigurtë për Sali Berishën. Sepse PD-ja në 30 vjet është mbrujtur dhe ushqyer me kultin e individit, se pesha, hija dhe pushteti i Berishës kanë qenë në ato përmasa, sa kanë lënë në hije ç’do kënd tjetër. Vetëm një kohë mjaftueshmërisht e gjatë, kur individualitete të reja apo të rilinduara të kenë mundësi të bëjnë beteja politike, të mbajnë qëndrime dhe të kalisin presonalitetin e tyre, mund ta bëjë reale një garë për kreun e ardhshëm të PD-së.
Berisha nuk duhet të nxitojë të kapë karrigen edhe për një arsye tjetër. Pasi, nëse ajo pjesë që nuk e do, i qënndron larg dhe nuk përfshihet, ajo do ia bëjë edhe më të vështirë një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet lokale që do të mbahen diçka më shumë se pas një viti. Po të kujtojmë se në 6 mars të dyja PD-të bashkë morrën gati gjysmat e votave që morën së bashku në 25 prill, kuptohet lehtë se një parti e rithemeluar nuk e ka luksin të humbasë askënd. Prandaj, nëse Berisha fiton, por nuk unifikon, ai do të pësojë një disfatë tjetër elektorale që do ta zhysi opozitën në krizë edhe më të thellë.
Duke pasur parasysh këtë edhe doktori duhet të bëjë hapa pas. Ai jo vetëm nuk mund ta konsiderojë të panegociueshme axhendën që vendosi kuvendi i 11 dhjetorit që u mbajt në stadium. Jo vetëm duhet të përpilojë një kalendar të ri politik me vëllezërit qrmiq të deridjeshëm, por mbi të gjitha ai duhet të ketë forcën të tërhiqet nga ambica për tu ribërë sa më shpejt kryetar.
Po atëherë, nëse Basha bie, nëse Berisha nuk zë vendin e tij, si do të drejtohet PD – mund të pyesë dikush?
Një përgjigje simpliste të kësaj dileme e dha fitorja e 6 marsit në Shkodër, ku triumfoi grupi që organizoi primare dhe ku komisioni i rithemelimit nuk kishte kryetar “de facto”. Ky duhet të jetë edhe modeli i PD-së së nesërme, madje për një kohë të gjatë. Një parti e udhëhequr në mënyrë kolegjale, preokupimi i së cilës të jetë demokratizimi dhe jo riliderizimi. Ajo duhet të jetë e hapur duke ftuar së pari të gjithë të përjashtuarit dhe duke lënë në ajër mirazhin se ka plot vende të lira edhe për prurje të reja. Bagazhi i mërzisë, zhgënjimit, tradhëtisë që ka ngjallur rilindja, nuk ka pse të mos derdhet një në një opozitë të ribashkuar dhe të ripërtrirë.
Ky proces mund të zgjasi edhe mbi dy vjet sepse deri në fund të këtij mandati, PD nuk ka nevojë, as për një lider të fortë, as për një figurë simbol, asaj i volit më tepër uniteti. Nuk do të ishte aspak mëkat që lideri i ardhshëm të mund të zgjidhej në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.
Pra, ndonëse jam shumë skeptik se kjo parti është e aftë të marrë këtë rrugë, ku gjithsecili duhet të sakrifikojë shumë nga vetja, nuk shoh një zgjidhje tjetër për shpëtimin e saj, përpos kësaj axhende me katër pika.
1)Basha të largohet sa më parë. 2) Në themel të ribashkimit të jetë një rezolutë për dënimin e shpalljes “non grata”, që denoncon manovrat e regjimit dhe garanton shumicën berishiste. 3) Berisha të heqë dorë nga ambicia për të kapur karrigen e kryetarit, menjëherë sapo ajo të mbetet e lirë. 4) PD-ja të udhëhiqet për një kohë të gjatë, në mënyrë kolegjale si e vetmja mënyrë që mund ti lejojë zgjerimin dhe ribashkimin.
Pasi, përndryshe, nëse fiton mendësia e revanshit të njërit grup mbi tjetrin, kjo parti do të shkojë drejt vetëasgjesimit të sigurtë.
Sa gjynah te vjen per Berishes more kulish i bllokut. Ngele nip besnik i idealeve te gjyshit Hisni, keshtu i percante dhe ai grupet e PPSH, atje dhe si i vinte per osh shokut Hisni dhe gjyshe Vitos.
Si eshte kjo pune trashegohen edhe veset deri ne rrenje.
Tung
Bushat nuk te kam gjykuar me pare per analizat e tua opozitare. Por kesaj here te howa vizen. Si mund te thuash te shpallet nje rezolute ku te denohet shpallja non grata e berished??? Si mund te dalesh hapur kunder shtetit me demokratik ne bote, nga te cilet ne perpiqemi te marrim shembull?? Si mund te thuash qe non grata qenka rezultat i lobimit te Rames??? Po athere i bie qe Rama qenka nona!! I bie qe Rama ju hedh me nje feshkellim ne toke te gjith ju!! Po mqs qenka keshtu ti lutemi Rames qe ta bej zemren gur dhe te loboj te marri ca miliona per Shqiperine, mqs ja degjokan kaq shume llafin.
Bushat, je nje bythe lepires i ndyre. Nuk hiqet non-grata, besoj se kete deshire e merr vesh qe nuk do ta realizojne dot. Saliu te vazhdoje me Shtepine e gopit te vet. Basha dhe mund te terhiqet por te krijoje kushte per zgjedhje te lira ne PD por me kusht qe Saliu to mos afrohet as tek pragu i PDs.
I nderuar Artan.
Ne fakt pyetja qe duhet t’i bejme ketij Bushatit është:
“Ku e merr mallin ky mor vlla, se per zotin merrka mall të mire”.
Sepse po nuk more droge, nuk mund të te duket Berisha me i bukuri shpendeve.
Ah mor pallosh ty te ka mbetur ora qe kur vdiq gjyshi jot Hysni Kapo sillet dhe vertitet gjuha jote dhe prek ate dhemb qe i dhemb Sali Berishes nuk ndahesh dot ti nga atmosfera qe imesoj gjyshi jot ketij te marrit qe ju ngjit ketij populli dhe si ndahet deri ti nxjeri uje te zi.Po mire mor bir bllokmeni nuk te mjaftuan 32 vjet te kuptosh qe Saliut i ka ikur koha dhe duhet te ishte ne burg.Shume e qarte e ke shtrydhur Salen me keto qendrime atij keto i duhen po se di sa lek te jep per nje shkrim pa tjeter jane shume se nuk leh per pak ti je rritur ne bollek o bllokmen
Ti Bushat je shtysi dhe analisti me idiot qe te paguan Berisha dhe je kunder perendimit dhe mendon qe shqiptaret te te besojne sundimin nje plaku matuf qe paguan militantet dhe ti je nga ta. Pra mendon qe ne te ju besojme tye dhe berisheve hajdute para perendimit jo more analist i shitur ju hajduteve nuk ju beson askush .
Në vazhdim të mendimeve të zotit Bushati, e në kundër mendim me të, do ti thoja, me shprehjen e Galileo Galileit, në vitin 1633 – kur i u bë gjygji i inkuizicionit, se NON OBSTANTE QUOND TERRA CIRGUMAGATUR, e MEGJITHË ATË, TOKA RROTULLOHET, dhe….kështu o Bushatli, don apo nuk don ti, opozita është shkërdhyer nga Sali Berisha e Lulu Basha, e me të gjithë ish ministrat e hajdutët e vrasësit e tjerë të PD-së, dhe kjo opozitë, do të vazhdojë, drejtë shkërmoqjes deri në shkuarjen ZERO si PD, si puna e partiçkës së Mediut, Shehit, Ndokës, Starovës, PBDNJ, etj. e që si grup, duken si gaztorët e mbretit, tamam si Bes Kallaku që administron pronat e Ilir Metës……
Bushat, ajo që është nisur, nuk këthehet më prapa.
Ti vetë, si nip i BESNIKUT TË PARTISË, shokut të lavdishëm HISNI KAPO, ke meritë që e godet pa mëshirë imperializmin amerikan, ballë për ballë (si filmi me nendetesen 105), duke mbajtur krenar flamurin e partisë, me në krye shokun Sali Ramë Shiqere Birisha pi Vuqidolje të theqafjes…..
Vetem ky bllokmeni saliut mund ta zgjidh krizen ne pd,ashtu sic udhezonte saliun me lulin per djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve e sulmet me molotov.
Shikoni si perdredh fytyren e trupit si pederast ne emisionin e eni vasilit me sy te zgurdulluar
I ndjeri zoti Bushati,
1. PD eshte krijese ARTIFICIALE, jo NATYRALE dhe, si cdo krijese artificiale, eshte shume shpejt e vdekeshme.
2. PD ka vrare 4 qytetare protesrues ne mes te bulevardit, si dhe nje fshat qe nxirrte buken e gojes me biznesin e PD, Kjo do te thote se PD ka vrare tere popullin shqiptar te Shqiperise shteterore.
3. Kapacitetet demokratike te popullit shqiptar te Shqiperise shteterore nuk jane ne PD, por jashte PD.
4. Juve si person, si gazetar dhe si bindje politike, jeni derivat ARTIFICIAL, jo natyral. Ky status ju ben apologjet te PD.
Konkluzion: Me duket se edhe juve jeni nje lloj vrasesi.
Nuk rri pa ngrene m… Ti?
Rrace e m…Ti!
Çfare thu mor idiot, të rehabilitosh rrumpallën do të thotë të dalësh me gjethe fiku perpara. O i çmëndur ai është personifikimi i të gjithë poshtërive në këtë vend. Më mirë propozo për kryetar të PD, Ard Daullxhiun se sa mortjen e këtij vendi. Turp të kesh o quravec i vogël….
Mos harro te propozosh dorezimin e mandateve, sic bere dikur.
Meqe heren e pare doli me shume sukses, ia vlen te perseritet.
Bravo bushat, i ben nje nder vendit. Me piken e dyte qe propozon, e zhduk njehere e pergjithmone PD. Hahahahaje je Putinist i regjur, por dhe ai gaboi.
Doli dielli dhe miu i hales e nxorri turirin, ky ishte pro bashes ne cader,pro bashes per djegje mandatesh
ky eshte gazetaruci me kot ne mediat e keti vendi, eshte dhe shkullaku fevziu,arian cani,lala,koka, hoxha te gjithe keta halabak ushqehn me cfar dhjet berisha dhe meta
Ketij i ka ngel kalendari ke lufta ftohte,mbaroj ajo histori or lum miku.Ka humbur komunismi ,nuk kthehet me zoti ajo kohe o zoti brezhnjev
ketij bythqirit Hysni Kapes i eshte mbush mendja se eshte i zgjuar …Nuk ka me idiot se ky dhe se ai qe e paguan …Salih Ram Berish Vucidoli alias Non Grata
Bull shiiitttt?!?! Basha nuk duhet te beje asnje hap mbrapa. Demokratet do ta kuptojne shpejt qe berishizmi eshte e keqja e PD. Mbasi te zhduket Berisha mission i I Bashes eshte I mbaruar?!
Une mendoj qe PD te mbledhi keshillin kombetar dhe te aprovoj rezoluten ku denon ameriken per shpalljen non grata te Saliut dhe fillimisht ti shpallim dhe embargo ekonomike.Po nuk ndryshoi ruge duhet ti shpallim lufte.Ne nuk do lejojme qe te neperkembet heroi yne,shpetimtari yne etj…etj Sali Berisha
Ky i jep zgjidhje lëmshit në PD. Ngele gjithë jeten bole more i shkretë. Si propozon rezoluta për reabilitimin e koleres Sali?! Si mendon që Basha të largohet dhe kolerja të rrijë?! O idiot. Zgjidhja është një dhe vetem një. Të largohen urgjentisht kolerja Sali dhe derdimeni Basha dhe të promovohet një lidër i ri, i pranueshëm për të dy grupimet që mund të arrijë ribashkimin e PD.
O koke sapllake, po te beshe rezolute ne emer te PD-se ne mbrojtje te Sali Berishes , per te shpallur non graden e dhene nga amerika ,si te paligjeshme,apo te pamerituar, do te thote qe e gjithe PD-ja te dali antiamerikane . A eshte epranushme kjo ? A nuk del “nongrada”e gjithe PD-ja ? Amerika i shkeput komunikimet me PD. Po mos valle do endroi prapa edhe Europa e sidomos Parite populore si motra te PD? Pd-ja dogji mandatet dhe ishte gati te perjashtohej nga grupi i partive te djathta… Ku te con mushka,o koke sapllake !
Hysni Kapo propozon…..ne biro!!!
Ky parasiti, duket sikur po mbron Berishen, por nuk eshte as me ate. Ky eshte kunder Rames. Po te rrezohet Rama do te luftoje edhe kunder Berishes (sic ka luftuar), deri sa sipas mendjes se tij te rikthehet “komunizma e gjishit”. Ky duhej lene pa pune, por c’ti besh budallenjve dhe tradhetareve qe e mbajne neper TV.