Kryetari i Transportit Hekurudhor të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, është shprehur së fundmi se kryeministrat polakë, çekë dhe sllovenë, të cilët udhëtuan me tren drejt Kievit për një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërmorën një “hap të guximshëm”. Gjithsesi, sipas tij, ky veprim – ndonëse duhet vlerësuar si një mbështetje ndaj popullit ukrainas, që po lufton me pushtuesit rus – ishte një veprim naiv.
Kamyshin, drejtuesi më i lartë i sistemit hekurudhor kombëtar, e quajti këtë veprim naiv sepse delegacioni i liderëve të BE-së, njoftoi planin e udhëtimit, teksa ishin ende rrugës për në kryeqytet. Kievi, prej ditësh tashmë, po bombardohet nga sulmet ajrore ruse që kanë goditur zonat e banuara, duke përfshirë edhe disa blloqe apartamentesh. Sistemi hekurudhor i Ukrainës nuk është i imunizuar ndaj këtyre sulmeve. Por të martën në mëngjes, kryeministri polak Mateusz Morawiecki njoftoi se ai, së bashku me kryeministrin slloven Janez Janša dhe kryeministrin çek Petr Fiala, ishin nisur drejt Kievit.
“Është detyra jonë të jemi aty ku po shkruhet historia. Sepse nuk ka të bëjë me ne, ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë që meritojnë të jetojnë në një botë të lirë nga tirania”, shkruajti në Facebook kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki
“Qëllimi i vizitës është të konfirmojë mbështetjen e qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, shkruajti në Twitter kryeministrit çek, Petr Fiala
Oleksandr Kamyshin, ka treguar për CNN, hapat që u ndoqën për të garantuar sigurinë e delegacionit të liderëve të BE-së, por gjithsesi u shpreh i habitur që ata zbuluan vendndodhjen e tyre nëpër rrjetet sociale, duke rrezikuar kështu jo vetëm veten, por edhe lëvizjen e shumë trenave, të cilët që prej fillimit të luftës kanë mundësuar transferimin e refugjatëve në zona të sigurta, por edhe ndihmave e mallrave, pa u gjurmuar nga rusët.
“Po e mbaja sekretin e tyre, por kur pashë se diçka ishte publikuar në internet, më habiti. Nuk e kuptova këtë. Edhe fëmijëve të mi nuk u them: Hej mos e zbuloni vendndodhjen tuaj, sepse të gjithë duhet ta kuptojnë se është luftë.
Unë nuk mund t’i udhëzoj kryeministrat. Ishte ideja e kryeministrave që të udhëtonin në Kiev me tren, duke besuar se ishte mënyra më e sigurt e transportit. Në fakt, çdokush do të zgjidhte trenin në vend të një makinë këto ditë. Me bombardimet që po ndodhin kudo, stacionet dhe trenat janë vendet më të sigurta në vend, për momentin.
Delegacioni udhëtoi me një tren me katër nga vagonët më të rinj të hekurudhës. Rruga që ndoqëm për to ishte e njëjta pistë që ndjekim edhe pasagjerët normalë. Të vetmit pasagjerë në vagona me kryeministat, ishin anëtarët e tjerë të delegacionit apo të sigurimit. Udhëtimi zgjati rreth tetë ose nëntë orë. Udhëheqësit kaluan disa orë me Zelensky dhe ekipin e tij përpara se të udhëtonin sërish me tren, gjatë natës, për në Poloni”, tha Oleksandr Kamyshin, kryetari i Transportit Hekurudhor të Ukrainës
Siguria e transportit hekurudhor ka qenë një nga shqetësimet kryesore të 37-vjeçarit Kamashyn, që nga fillimi i luftës. Ai dhe zëvendësit e tij kryesorë kanë kaluar tre javët e fundit duke koordinuar 321 000 punonjës të hekurudhës dhe afërsisht 1450 stacione. Kamyshin beson se hekurudhat janë një nga objektivet kryesore për bombat ruse, kështu që e mira është të jenë në lëvizje pothuajse gjithmonë.
Genjeshtra me bisht. Shume heronj te medhenj keta dhe gati te sakrifikohen per Ukrainen. Bullshit! Po perse duhet te shkonin ne Ukrainen qe bombardohet dhe qe tanket, avionet dhe ushtaret ruse jane gjithandej. Apo te hanin ndonje plumb dhe te takoheshin me Volodomirken ne boten tjeter. Propagande bajate!
Kuman Kuman Kuman
Ndoshta Vladimiri i Ukarines mendon se do e fusi ne kurth Vladimirin e Rusise duke e ftuar te bombardoje trenin ku udhetojne ministrat e nje vendi te NATO-s . Dhe pastaj te terheqi ne fushe beteje te gjthe vendet perndimore me ne krye SH.B.A. . Te shohim . Po pepiqet goxha deri edhe me fjalime ofenduese kumdrejt oerendimit ( rasti i fundit me Gjermanine )
për mendimin tim ky udhëtim ishte shumë simbolik,në të njëtën kohë një provë e “vogël” për putanën e rusisë!!
“dekonspirimi” i udhëtarëve,ma merr mëndja se nuk ishte i rastësishëm!!
janë disa gjëra që nuk ndodhin ashtu “se e mednoj unë”!!
kjo do të thotë se të tre K/M,nuk janë persona që mund të veprojnë në kokën e tyre!!të paktën kur ka të bëjë me sigurinë e lëvizjes së tyre!!si brënda vëndeve të tyre ashtu dhe jashtë,e mbi të gjitha në një zonë ku zhvillohen luftime!!
ata nuk mund të bënin asnjë lloj veprimi pa u këshilluar,pa marrë lejen e stafeve të sigurimit që kanë pasur me vete!!prandaj dhe ky “dekonspirim” futet në thonjëza!!ky dekonspirim ka qënë i menduar që më parë,dhe me një siguri afër 100%,ka qënë i sigurtë se nuk do të zbuloheshin,nga kundërshtari!!
ky udhëtim mund të ketë pasur dhe të papriturat e veta!!
mund të ndodhte që të goditej treni si rastësisht,ashtu dhe qëlliminsht pa pasur parasysh se kush ishte brënda tij!si ka ndohur,të paktën me autobusë!
mund të goditej qëllimisht nëse dihej me saktësi se kush ndodhej në tren!gjë që do të ishte një grackë shumë e keqe për putanën!
nuk u godit,pavarsisht se dihej me saktësi se kush dhe ku ndodheshin!!ndoshta putana u tregua i zgjuar dhe nuk bëri një budallallëk të tillë!!
këtë e pamë dhe gjatë kohës që K/M ishin në kiev!!
nuk jam i sigurtë,por rusët nuk intensifikuan bombardimet mbi qytet!!ndoshta me porosi speciale nga putana!!
nga lajmet gjermane si rëshkitas dëgjova se “putini kishte dieni për këtë vizitë” dhe për pasojë nuk bëri asgjë për ti penguar!!
nëse është e vërtetë!?ndoshta ka shpresuar se këta të tre mund ta bindin zelenskin për tu tërhequr!!
sidoqoftë putana nuk është aq gomar sa të sulmojë me dashje një “shënjestër” të tillë!!
do të kishte vetëm humbje!!