Rusia ka humbur mbi 14 mijë ushtarë deri tani, pretendon Ukraina

19 Mars 2022, 20:50Bota TEMA

Ministria e Jashtme e Ukrainës pretendon se që prej nisjes së pushtimit nga Rusia, janë vrarë mbi 14 mijë ushtarë rusë.

Të dhënat e publikuara, tregojnë për 95 avionë luftarakë të rrëzuar, 115 helikopterë si dhe 466 tanke.

Nisur nga humbjet e mëdha, ushtria ruse po kthen trupat në vend duke u transportuar me tren.

Kufomat të ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë po transportohen përmes Bjellorusisë për t’i dërguar më pas në Rusi.

Për humbjet në krahun e Ukrainës nuk janë publikuar të dhëna.

Ndërkohë, zyrtarë të Kievit thonë se 228 persona janë vrarë në kryeqytet që prej ndërhyrjes ushtarake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje