Zelensky drejtuar Zvicrës: Oligarkët rusë po e drejtojnë luftën nga qytetet tuaja

19 Mars 2022, 17:53Bota TEMA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkoi Zvicrës të godasë oligarkët rusë, të cilët ai tha se po ndihmonin në luftën kundër vendit të tij.

Në një fjalim online përballë mijëra pjesëmarrësve në një protestë kundër luftës në Bern, Zelensky falënderoi Zvicrën për mbështetjen e saj.

Por gjithashtu kishte diçka për sektorin financiar zviceran

“Bankat tuaja janë aty ku qëndrojnë paratë e njerëzve që nisën këtë luftë. Kjo është e dhimbshme”, tha ai.

Zvicra, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, ka miratuar plotësisht sanksionet e BE-së kundër individëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë urdhrat për ngrirjen e pasurisë së tyre në bankat zvicerane.

“Ukrainasit ndjejnë se çfarë është kur qytetet shkatërrohen. Ata po shkatërrohen me urdhër të njerëzve që jetojnë në Evropë, në qytete të bukura zvicerane, të cilët gëzojnë pronë në qytetet tuaja.

Do të ishte vërtet mirë që t’u hiqej ky privilegj”, finalizoi fjalimin e tij Zelensky.

1 komente në “Zelensky drejtuar Zvicrës: Oligarkët rusë po e drejtojnë luftën nga qytetet tuaja”

  1. ZYBER says:

    MIRE E KE O XHAXH PO KUSH TE DEGJON. PA SEKRETIN BANKAR ZVICRA PERFUNDON SHQIPERI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje