Zyrtari kinez: Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë janë mizore

19 Mars 2022, 22:00Bota TEMA

Një zyrtar i lartë i qeverisë kineze ka thënë se sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës janë gjithnjë e më “mizore”.

Zëvendësministri i Jashtëm, Le Yucheng, tha gjithashtu se NATO-ja nuk duhet të zgjerohet më tej drejt lindjes, duke detyruar një fuqi bërthamore si Rusia të vendoset “në një qoshe”.

Kina nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë – duke refuzuar ta quajë atë një pushtim – por ka shprehur shqetësim të thellë për luftën. Ajo gjithashtu ka kundërshtuar sanksionet ndaj Moskës.

Ai shtoi se shtetasve rusë po privoheshin nga pasuritë jashtë shtetit “pa asnjë arsye”.

“Historia ka dëshmuar vazhdimisht se sanksionet nuk mund të zgjidhin problemet. Sanksionet do të dëmtojnë vetëm njerëzit e zakonshëm, do të ndikojnë në sistemin ekonomik dhe financiar dhe do të përkeqësojnë ekonominë globale”.

1 komente në “Zyrtari kinez: Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë janë mizore”

  1. american16al says:

    Kinezet po luajne rolin e priftit duke thene asgje per realitetin ne Ukraine, ata ngrohin duart dhe hedhin benzine se u intereson nje Putin kunder perendimit dhe USA…!!
    Habitem si shkau Rusia ne kete kenete te pakuptimt…!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje