Gjykata e Posaçme jep masën e sigurisë për 15 të arrestuarit e akuzuar për skemë mashtrimi me Call-Center.
Pesë prej të arrestuarve u lanë në burg pa afat, për gjashtë të tjerë burg me afat 60 ditor, ndërsa për 4 vajza u dha detyrim paraqitje.
Në përfundim të seancës që zgjati katër orë, gjykata i la porosi Prokurorisë së Posaçme të grumbullojë prova të reja që i implikojnë të arrestuarit në skemën e mashtrimit. Aktiviteti i tyre ushtrohej që nga 2018, duke përdorur dy platformat “BrokerZ” dhe “Globalix”.
Dëmi ekonomik që u është shkaktuar shtetasve të huaj dyshohet të jetë rreth 5 milionë Euro. Gjermanët telefonoheshin nga punonjësit e Call-Center dhe u premtohej se po të investonin në bursa fitimet e tyre do të rriteshin.
Të ardhurat rriteshin deri në momentin që qytetari investonte vlera të mëdha dhe më pas shkëputeshin kontaktet.
Paratë dyshohet se kalonin më pas në llogari offshore. Për këtë skemë mashtrimi janë proceduar në gjendje të lirë edhe 35 punonjës, ndërsa janë shpallur në kërkim 23 të tjerë.
Krim që e bënin me dëshirë të lirë, nuk I detyroi njeri. Rini e pjerdhur, nuk kanë as dhembshuri as etikë dhe ndershmëri. Cfarë të presësh nga ky brez muti?