Çifti hollivudian mbledh 35 mln $ për luftën, Zelensky flet me ta nga Kievi

21 Mars 2022, 11:28Lifestyle TEMA

Çifti Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë zhvilluar një bisedë me Presidentin Volodymyr Zelensky. Ky i fundit ka ndarë detaje nga biseda me aktorët e Hollywood-it.

Mësohet se çifti ka mbledhur rreth 35 milionë dollarë në faqen GoFundMe për të mbështetur refugjatët ukrainas. Zelensky shprehet mirënjohës për mbështetjen e tyre dhe thotë se janë shumë frymëzues.

Kunis është me origjinë ukrainase. Ajo ka lindur në Chernivtsi në vitin 1983, por familja e saj është zhvendosur në Shtetet e Bashkuar në vitin 1991.

Çifti po ashtu ka thënë se do të dhurojnë 3 milionë Dollarë nga pasuria e tyre për luftën në Ukrainë.

 

 

 

1 komente në “Çifti hollivudian mbledh 35 mln $ për luftën, Zelensky flet me ta nga Kievi”

  1. pushka says:

    kunis asht cifute

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje