Ka Rusinë ngjitur, por është vendi më i lumtur në botë

19 Mars 2022, 20:41Lifestyle TEMA

Skenat e shkatërrimit të luftës në Ukrainë kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë botës dhe kanë nxitur reagimin e fortë sidomos të shteteve të tjera europiane. Por në një raport të fundit të publikuar nga “Sustainable Development Solutions Network”, një organizatë e financuar nga OKB, zbulohet se lumturia në botë ka rifilluar të rritet përsëri, pas dy vitesh pandemi.

Dhe pavarësisht se është një prej shteteve që është shqetësuar më shumë nga pushtimi rus i Ukrainës, Finlanda kryeson renditjen e shteteve më të lumtura të planetit. Në klasifikimin që këtë vit mbush një dekadë që përpilohet, dhe ku përfshihen 150 shtete, Finlanda vijon për të katërtin vit rresht që të zërë vendin e parë.

Pak ditë pas nisjes së pushtimit, Rusia paralajmëroi vendin fqinj, por edhe Suedinë, se praktikisht i priste i njëjti fat si Ukraina nëse vendosnin të aplikonin për t’u bërë pjesë e NATO-s. Por kjo nuk shkatërruar dot lumturinë e finlandezëve, edhe pse kryeministrja Sanna Marin, është bashkërenduar me kolegen suedeze Magdalene Andersson për të forcuar sigurinë e shtetit të saj.

Dy vende të tjera nordike, Danimarka dhe Islanda, plotësojnë “podiumin” e lumturisë, të ndjekura më pas nga Zvicra, Holanda, Luksemburgu, Suedia, Norvegjia, Izraeli dhe Zelanda e Re.

Jashtë dhjetëshes mbeten Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuara, të renditura respektivisht në vend të 14-të, 16-të dhe 17-të.

3 komente në “Ka Rusinë ngjitur, por është vendi më i lumtur në botë”

  1. Redaktori says:

    Epo atje ne Finlande, asnjëherë nuk kane JETUAR MALOKET dhe Azem Hajdarat dhe kryeministër nuk kane qene asnjëherë MALOKET dhe Sali Berishet.

  2. Redaktori says:

    Epo atje ne Finlande nuk kane jetuar asnjëherë MALOKET dhe Azem Hajdaret, dhe kryeministra nuk kane qene asnjëherë MALOKET dhe Sali Berishet.

  3. Qytetari says:

    Lumturia duhet të shprehet nëpërmjet disa treguesve. Kur shkruani një artikull, jepni treguesit të krahasuar me shtetet e tjera, për të qenë bindës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje