Heineken nxjerr birrën virtuale, shaka për metaverse-in

19 Mars 2022, 15:52Lifestyle TEMA

Prodhuesi Heineken i birrës ka krijuar një birrë virtuale për të nxjerrë në pah ekstremet në të cilat bizneset do të shkojnë për të rrëmbyer një pjesë të metaverse-it.

Ai ka krijuar një prezantim virtual për të promovuar produktin, përvojë e përshkruar nga një pjesëmarrës si surreale.

Metaverse-i nuk ekziston ende, por shumë besojnë se njerëzit një ditë do ta kalojnë kohën e tyre në botë virtuale të ndërlidhura, të aksesuara përmes kufjeve të realitetit virtual.

Ngjarja u zhvillua në një fabrikë birre virtuale në Decentraland, një botë virtuale në pronësi të përdoruesve të saj.

Kreu global i markës, Bram Westenbrink, ka thënë se “metaverse-i i bashkon njerëzit në një mënyrë të qetë dhe zhytëse, por nuk është vendi më i mirë për të shijuar një birrë të re”.

“Birra jonë e re virtuale është një shaka ironike. Është një ide e vetëdijshme që na tall ne dhe shumë marka të tjera që po hidhen në metaverse me produkte që shijohen më së miri në botën reale”, ka vijuar ai.

Kjo pasi gjithnjë e më shumë marka po investojnë në botë dhe mallra virtuale.

1 komente në “Heineken nxjerr birrën virtuale, shaka për metaverse-in”

  1. Baliu says:

    Meqenese simbas teorive me te reja “shkencore” bota eshte nje simulim, atehere pse mos ti shtohet edhe nje simulim tjeter si metaverse dhe nje cyber beer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje