Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës ka reaguar ambasada Amerikane në Tiranë. Në reagimin e saj Ambasada Amerikane vlerëson aktin e dorëheqjes së Lulzim Bashës duke e cilësuar atë si shenjë udhëheqëse.
Sipas Ambasadës Amerikane vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes, do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.
Në reagim Ambasada Amerikane thekson se një opozitë e fortë që mund të jetë e gatshme për të udhëhequr është thelbësore për demokracinë.
Postimi:
?? | Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë. Shpresojmë që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes; do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; do të përforcojë mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian; dhe do të ritheksojë parimet dhe idealet demokratike mbi të cilat u themelua. Një opozitë e fortë që mund të jetë e gatshme për të udhëhequr është thelbësore për demokracinë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe përkushtimi për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë mbeten të pandryshuara.
Diplomacia sot eshte kalbur dhe bie era. Sot politiken e drejton forca dhe paraja, jo logjika. Kush nuk e kupton apo s’do ta kuptoje eshte matuf per veten e tij, pa ligji i sistemit thote : seicili per vete, zoti per te gjithe. Shoqeria pa shoke , nuk egziston, eshte vetem korrupsion fjale. Njeriu i sotem jo vetem qe nuk e ndryshon dot boten, por nuk eshte as ndikues mbi te; eshte vegel ne duar te te tjereve, prandaj eshte i denuar qe te gjeje menyren per tu pershtatur per te jetuar. Bota drejtohet nga paraj dhe te çmendurit.