Nëntë vjet varavingo, për t’u rikthyer tek Sali Berisha!

21 Mars 2022, 18:50Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Lulzim Basha i ka dhënë fund më në fund agonisë së vet politike. Por jo asaj të partisë që drejtoi formalisht  nga viti 2013. Është dorëheqja e një njeriu që duhej të kishte ikur prej pesë vitesh, që në momentin kur ndau qeverinë me Ramën dhe doli prej zgjedhjeve të vitit 2017 me rezultatin më të dobët të imagjinueshëm. Ishte politikani që kurrë s’u bë vetvetja, që edhe kur provoi të bënte të fortin, tentativa i doli e panatyrshme dhe e sforcuar. Ishte kryetari partiak që qysh në ditën e parë në zyrë s’bëri gjë tjetër veçse të provonte të kopjonte paraardhësin para pasqyrës, si rrugën më të shkurtër drejt suksesit.

Dorëheqja e Bashës është krejt e përligjur politikisht. Humbi sa herë u votua, e futi PD në qorrsokak në mënyrë të përsëritur nën presionin e Berishës dhe Metës pas perdeve, duke pranuar të marrë në fund i vetëm faturën e produktit negativ.

E thënë kjo, rezulton sot me sy të lirë, se Partia Demokratike ka kryer që nga vitit i largët 2013 një rrotullim të madh të kotë nëpër kënetën e politikës, për t’u rikthyer më në fund aty ku e nisi: në duart e Berishës. I cili tani nuk është më as 50 e as 60 vjeç dhe që ka mbi shpinë damkën amerikane, por edhe pamundësinë e sigurt për të mos u kthyer në pushtet.

Me ringritjen e Berishës dhe rënien e Bashës PD dëshmon një cikël virtual dështimi, nga ata më të habitshmit dhe më të padëgjuarit. Vini re çfarë ka ndodhur! Ashtu si kamionët rusë të luftës, të cilëve ju konsumuan gomat duke ndenjur nëpër magazina, edhe kryetari i dytë i PD në erën e pluralizmit u konsumua tërësisht pa ardhur në pushtet, por duke ndenjur në opozitë. Basha erdhi e po ikën pa arritur të fitojë garën e pushtetit. PD kreu kështu një piruetë nëntëvjeçare duke u kthyer në duart e kryetarit historik 78 vjeçar. Një gjest i hatashëm pafuqie dhe vetëdorëzimi në piskamën e plakur të Sali Berishës, i cili dëshmoi se e ka shumë për zemër fatin e tij, por se nuk merakoset hiçfare për fatin e opozitës shqiptare.

Ikja e Bashës hap garën formale për kreun e partisë. Edhe nëse Berisha nuk zgjidhet kryetar partie, por dorovit aty një Lulzim Bashë të dytë, PD ka rënë tashmë në prehërin e kryetarit historik, i cili i sheh me arrogancë nga lartësia e Foltores të gjithë ata që popullojnë PD e sotme.

Me Berishën në timon politika shqiptare merr mesazhin më të gabuar të imagjinueshëm. Nga Ilir Meta tek Fatmir Mediu, Edi Rama e të tjerët kanë mundësinë teorike të dalin e të thonë se tani që Doktori veshi sërish edhe një herë kostumin e dhëndërrit, edhe ne jemi në hapat e parë të karrierave tona dhe do rrimë edhe nja njëzet vite mbi kalin e politikës. Ky është sinjali i parë negativ që vjen nga largimi i sotëm i Lulzim Bashës nga zyra e qiraxhiut partiak ku qëndroi për nëntë vjet.

13 komente në “Nëntë vjet varavingo, për t’u rikthyer tek Sali Berisha!”

  1. S'ka asgjë për t'u habitur says:

    Dhe shumica e të rinjve shqiptarë, habiteshin kur mësonin se Enveri qëndroi 40 vjet në pushtet dhe pyesnin: Si ka mundësi që qëndroi kaq gjatë?
    Tani besoj se e kanë gjetur përgjigjen.

    1. realisti says:

      te gjithe njerezit jane te papersosur. por shqiptaret jane te kalbur qe shpresojne te kufomat politike

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Rama ka të drejtë të thotë: kur Berisha kerkon të qëndrojë në opozitë,pse mos drejtoj edhe mandatin e katërt !
    Strehimi opozitar nuk është i përshtatshëm për të sulmuar,por të qëndruar sa më gjatë në politikë.
    Basha sot u bë trim,dha dorëheqjen,duke u distancuar nga udhërrëfyesi i tij.
    Basha nuk ishte peng i Ramës,por i Berishës,ai sot u çlirua nga shumë akuza politike të cilat nuk i meritonte.

  3. Populli says:

    Po kete fjalen “historik” cfare e kane keta gazetaret?
    Nuk gjejne dot fjale tjeter?
    Berisha ishte kryetar qe perdhosi historine e demokracise, nuk ishte kryetar historik.

  4. Fakt says:

    Jo 9 vjet varavingo por 8 vjet e gjysem Sal e 7-8 muaj Bash i Sales e Gites

  5. artan says:

    Shkëlqimi i pamerituar dhe rënia e merituar e shokut Zylo, alias Basha.

  6. tomorri says:

    Kjo ndodhi se PD nuk ka qene kurre nje parti politike, por nje grup hajdutesh e perzjere me kriminel e udhehequr nga kriminele.Ne vitin e larget 1992 nuk fitoi PD por fitoi ndryshimi i sistemit.
    Eshte fatkeqesi te fitoje Edi Rama per here te katert, por sic duket me Berishen ne opozite Raama do te fitoje edhe nje mandat tjeter. Por nuk ka alternative tjeter- ne kemi ngecur keq nuk mund te vije Berisha ne pushtet perseri.
    Perseri ne do krahasojme dy te keqe dhe do votojme me pak te keqen-Ramen, qe ne fakt duhet te kishte ikur pas mandatit te dyte. Por cfare te besh e si te votosh kur sheh akoma idiote qe i shkojne nga pas Berishes- jam e sigurt se ata nuk e dine cdo te thote nongrata dhe se kush ua mesoi demokracine.

  7. Balo says:

    Mendoj se duhet bërë një dallim ,sepse në Shqipëri ka opozitarë,të paorganizuar,ndërsa Opozita ka qenë peng,dhe e tillë nuk do votohet më kurrë që të vijë në pushtet!
    Nga ana tjetër jopak njerëz,madje edhe profesorë universiteti si ajo zombie Guxholli mbrëmë te Open,e kuptojnë Opozitën ,opozitarët, demokratët,një njeri të vetëm…Sali Berishën,një hiç hiçi,që nuk e pjerdh fare shoqëria shqiptare,biznesi,politika dhe media ndërkombëtare,një xhore llapaqen!!
    Kjo është pikë e zezë! PD nuk ekziston më si shprehje e opozitarizmit ,ajo është një parti diktatoriale që në mos pjelltë Sali do pjelli një Lulëzim tjetër…
    Baza e PD përbëhet nga rrugaçë dhe qorra që varen nga tekat e Saliut,këtij ” demokrati” që për të rimarrë PD i lëpiu bythën në Shkodër Ilir Metës,dhe Tom Doshit,dhe pastaj nxorri nëpër media langot që të na hiqet fitues….ndaj Lulit….hahahahaa..Dhe duhet t’a besojmë këtë qelbësirë burrë që vjen erë!!!???
    Nuk ka më Opozitë, dhe Rama, do vazhdojë t’ja qijë mamanë këtij populli deri sa të mërzitet…hallall…!
    Me këtë milet trap që shpreson t’a ringjallë ai që e Shkatërroi ( 1992-1996), që e Vodhi ( 1996-1997), që e Dogji ( 1997-1998), ai që e Shiti( 2005 -2009),ai që e Hodhi në Erë ( 2009- 2011),ai që e Pushkatoi në shesh ( 2011-2013),ai që e Ktheu politikën në estradë ( 2013-2022)!
    Votojeni prapë, ç’ti bësh…

  8. Shkodra Loce says:

    Po si ka mundesi,pra si ka mundesi qe kur hap televizorin: PD,PD,PD. Basha,Basha,Basha. Berisha,Berisha,Berisha.
    Kur lexon gazetat,i njejti avaz. Kur futesh ne portale,poashtu. Na çate veshet na çate. Po si nuk u lodhet njehere.?!
    Kjo teme me PëDë-ra e me Bashëra e Salërëra eshte bere super bajat!

    1. Likja says:

      Sic tha Mark Marku jane MUT dhe prape mut!

  9. Taulant says:

    Problemi nuk jane njerezit por idete.
    Iku Saliu ne 1997 erdhi Nano i cili institucionalizoj korrupsionin.
    Iku Nano erdhi SAliu i cili perfitoi prej korrupsionit dhe nuk e luftoi.
    Iku Saliu erdhi Rama i cili korruptoi gjithcka.
    Mungesa e nje elite dhe mungesa e ndihmes nga Evropa e USA e katandisi Shqiperin ne kete gjendje.
    Plus qe nuk kemi nje shoqeri civile.
    Gjendja eshte kritike por shpresojm qe lufta ne Ukrahin te ndikoj pozitivisht edhe ne Shqiperi.
    Populli te ndergjegjesohet sepse ne vere do vdes per buke.
    Me pak fjale per te eleminuar kete klase politike qe kemi.

  10. qytetar says:

    Ne qofte se jemi dakort me cilesimin LIDER HISTORIK atehere duhet te jemi kunder cilesimit NON GRATA.

  11. Alex says:

    Loja me sulme,përjashtime e shkarkime ishe skenari i Halih Gërdallës që nga filimi për të rimarr Partië dhe asgjë nuk është e rastësishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje