Rrjedhje amoniaku nga sulmet ruse në Ukrainë, paralajmërohen banorët

21 Mars 2022, 09:33Bota TEMA

Guvernatori i rajonit të Sumy-it në Ukrainë, Dmytro Zhyvytskyy, njoftoi se këtë mëngjes në qytet ka pasur një rrjedhje amoniaku në një fabrikë kimike.

Ai tha se ishte shkaktuar nga bombardimet ruse dhe kishte paralajmëruar njerëzit në një rreze prej pesë kilometrash që të largoheshin nga zona.

Megjithatë, autoritetet kanë arritur të frenojnë rrjedhjen pas dy orësh.

“Ekuipazhet e urgjencës po punojnë për të rregulluar renë e amoniakut. Nuk ka asnjë kërcënim për popullatën”, tha ai në Telegram.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje