Tritan Shehu: Basha nuk ishte lider nga 18 dhjetori, deklaratat e Grupit Parlamentar, si “litari i lënë jashtë varrit”

21 Mars 2022, 21:30Politika TEMA

“Zoti Basha sot veçse pranoi të ekzekutojë, nën presionin e anëtarëve të PD dhe votuesve të saj, vendimin për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të PD, i ratifikuar ky prej 18 Dhjetorit. Asgjë tjetër, ai që prej asaj date nuk ishte kryetar”. Janë këto fjalët e deputetit Tritan Shehu, si koment për dorëheqjen e liderit të Partisë Demokratike.

Sipas Shehut, “ai kështu po liron një zyrë të mbajtur padrejtësisht me ndihmën e shkopinjve dhe “gazit” të Ramës”,  duke shtuar se “ne të gjithë së bashku duhet ta shfrytëzojmë këtë ngjarje, për të çuar në normalitet PD e grupin e saj parlamentar”.

Por deputeti mbështetës i Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha, ka kritikuar deklaratat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që ndër pikët e paraqitura propozonin edhe tërheqjen e ish- kryeministrit Berisha nga gara për lidership.

5 komente në “Tritan Shehu: Basha nuk ishte lider nga 18 dhjetori, deklaratat e Grupit Parlamentar, si “litari i lënë jashtë varrit””

  1. "BOHOTINA" says:

    O Zot, çfare xhele eshte ky njeri servil, medioker e lepires…

  2. Cfare loje! says:

    Tani me duket se ja futi Rithelimit! E dha doreheqjen pasi mori vendimin e Gjykates per Statutin. Ne statut thuhet se person at e Perjashtuar nga partise apo funksionet nuk mund te kandidoj per poste drejtuese ne PD. Luli sot nga Brava u be Lul Bravo. Kjo ishte loja! She per dreq nuk theksoi qe doreheqja eshte e parevokushme.

    1. Aron says:

      Nuk eshte ai Statut qe eshte miratuar nga gjykata, eshte ajo e Korrikut. Kjo e reja eshte akoma ne gjykim bashke me ate te rithemelimit te pales tjeter.

  3. preshi says:

    Sa dem i ka bere preshi ketij gagacit, tani partine e kthyen NON GRATA…

  4. Denisi says:

    Pup pup kur mendon që ky është pjesë e elitës së lartë që ka drejtuar vendin në vitet 90.
    ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje