Enkelejd Alibeaj do të jetë kryetar i ri i PD.
Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi njofton se:
“Pasi jam njohur me deklaratën e Kryetarit të Partisë z. Lulzim Basha se ka vendosur të hedhë një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD për të ndihmuar në ringritjen e PD, kam thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetarët e Partisë znj. Jorida Tabaku dhe z. Enkelejd Alibeaj, si dhe Kryetaren e Këshillit Kombëtar të PD znj. Arta Sakja.
Në mbështetje të Statutit të Partisë dhe për të mos krijuar asnjë vakuum në drejtimin e Partisë në këtë moment të vështirë dhe specifik, kam konsultuar të dy Nënkryetarët me qëllim paraqitjen për zgjedhjen menjëherë nga Këshilli Kombëtar të komandimit të njërit prej tyre për drejtimin e Partisë.
Në takim kam marrë konfirmimin e Nënkryetares znj. Tabaku se heq dorë nga e drejta statutore për t’u propozuar në Këshillin Kombëtar për drejtimin e Partisë. Për pasojë, në përputhje me nenit 46 të Statutit, drejtimi i partisë në këtë periudhë tranzitore, deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë, do të behet nga Nënkryetari i Partisë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.
Tani ia bëtë menderen paftisë
Alibeu, nipi i kriminelit ISA TOSKA,bukur!
Hajduti Fierit u bo kryetar PIDIse.Oh Mortia me kete vend.Ky Laluc ka dhe ate Dashnoren e shumtume ne Gjykate Kushtetuese qe votoi kundra Largimit te Like Presidentit.E kapet mire pushtetin Kadosha.Po ti vini re ne Shqipni te gjithe Burrat,Grate,Dashnoret e Burrave,Dashnoret e Grave,jane te gjithe bashke per Tepsine e madhe.Me te bukrit jane;Presidenti Kokekatror dhe Gruaja e tij Kryetare Partie per tu bo Kryeministre.Hajde Shqipni,hajde.Edhe Bac Enveri e kishte Gruan Kryetare te Frontit Demokratik,ashtu si Cifti Kapo,si cifti Shehu,etj,etj.Ku eshte Ndryshimi nga Regjimi i Enverit me Grate e veta,me Keta 30 vjet Demokraci ku te gjithe Burrat e politikes i kane edhe Grate me poste te Renda.Hajde Gallate,Hajde.