Aleksandër Biberaj: Basha investim i Berishës, por tashmë i përket së kaluarës, Alibeaj humbës serial si Lulzimi

22 Mars 2022, 21:40Politika TEMA

Një nga themeluesit e PD-së, Aleksandër Biberaj, sheh tashmë mundësinë e ribashkimit të demokratëve pas vendimit të Lulzim Basha për t’u dorëhequr, edhe pse ky vendim për të nuk është i sinqertë.

“Nuk ka sinqeritet në dorëheqjen e Bashës. Nuk mund ta bësh dhe të caktosh një person tjetër. Kjo mund të ndodhë kur lideri ndërron jetë ose është sëmurë, jo kur jep dorëheqjen, kjo tregon se ai nuk është lider. Ai duhet të bashkonte PD. Basha nga dje i përket të kaluarës, dhe demokratët duhet të gjejnë vijën e ribashkimit”, deklaroi ai në emisionin “Debat”.

Mundësia e qëndrimit të Bashës në strukturat e partisë, për të është thjesht teorike. “Askush nuk ka dëshirën të largojë Bashën nga PD, ai mbetet deputet i PD,  por nuk di çfarë kontributi mund të japë pas 9 vitesh”, duke shtuar se “ai nuk ka marrë kurrë vota, i janë dhuruar”.

Kritika at Biberaj nuk i kursen edhe lidershipit që deri më 6 mars rrethonte Bashën. “Të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me Bashën janë humbës serialë, si Alibeaj,  që ka pësuar humbje nga Mallakastra  e tutje.

Por përgjegjësitë sipas tij nuk janë vetëm të Bashës.

“Basha ishte investim i Berishës, dhe ishte ai që duhet ta largonte. Kam qenë kritik ndaj tij në mandatin e dytë, por tashmë ky është një kapitull i mbyllur”. Ai pohon që sidoqoftë mbështetja e tij do të jetë për ish-kryeministrin. “ Sigurisht që edhe unë kam ambicie si çdonjëri në politikë. Unë kam tentuar në 2013 por nuk u lejua. Kjo është histori tjetër, por padyshim do të mbështes zotin Sali Berisha për zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Biberaj.

4 komente në “Aleksandër Biberaj: Basha investim i Berishës, por tashmë i përket së kaluarës, Alibeaj humbës serial si Lulzimi”

  1. Pse? says:

    Dhe ti o Biberaj je nje morrak qe s’e ke shokun, por keshtu eshte : ngrihen kembet dhe i bien kokes!

  2. Vilsoni says:

    Per kryetar te PD-se do zoti te zgjidhet Alibeu, do jete estrade e pakapshme , do dhiemi duke qeshur …..personi ne fjale eshte karikature , mos e shikoni keshtu kollos si drase ne kembe , dhe se nje dite te bukur e beri dordoleci Basha nenkryetar , po Alibeu nuk vlen as per security te godina PD-se …..une socialist jam , po me sa duket keta te PD po na bejne nje gol te madh qe se ka menduar askush ……me karlliqet e tyre do ta bejne Ramen si Putini ……????????? do kerkoje vete te iki Rama mbaeni mend , e cna gjeti me keta lamashet e PD-se , 2022 dhe keta akoma meren me varmihesin Sali Berisha ….
    Qe nje dite PD , te luaj rolin e saj opozitar sic e parashikon Kushtetita jone , duhet ta drejtoje ate nje njeri i ndershem , dhe pse jo mund edhe te qeverise …..po me thoni , ku qendron lidhja midis ndershmerise dhe PD-se ????????? E kuptoj qe paragjykimi dhe pergjithesimi jane karakteristikat e injorantit , vec per PD-ne shqiptare behet nje leshim …..

  3. Astrit says:

    Basha e kaluar Berisha e ardhmja e PD!!!! Ruajna Zot rrezikut! Une nuk jam nga Tropja.

  4. romeo says:

    Mire thote ky Aleksander BIBERI por ky vete eshte investim i Sali non grates….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje