ANALIZA: S’mjafton tërheqja nga Ukraina

22 Mars 2022, 15:48Politika TEMA

Nga Bing West, Wall Street Journal”

Në janarin e vitit 1943, presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt takoi në Kazablanka të Marokut kryeministrin britanik Uinston Çërçill. Në takimin midis tyre, u ra dakord që qëllimi i luftës të ishte dorëzimi i pakushtëzuar i Gjermanisë naziste.

Presidenti amerikan Xho Bajden takohet këtë javë me udhëheqësit e NATO-s në Bruksel. Objektivi i tij me vendosjen e sanksioneve ta ashpra ndaj Rusisë, ishte të pengonte pushtimine Ukrainës. Por kjo gjë dështoi. Atëherë, cili duhet të jetë tani objektivi i zotit Bajden?

Samiti i NATO-s është mjedisi ideal për ta shpallur atë. Bajden dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski kanë objektiva të ndryshëm. Ukraina po lufton e vetme, pasi NATO e ka refuzuar anëtarësimin e këtij vendi. Është e kuptueshme, që nëse Ukraina t’i bindë rusët të largohen, ajo duhet të pranojë një lloj neutraliteti.

Objektivi i Zelenskit është t’i japë fund shkatërrimit të vendit të tij, por duke ruajtur lirinë e tij. Ndërkohë objektivi i Bajden duhet të jetë më i gjerë. Vladimir Putin e ka sfiduar hapur Amerikën si mbrojtëse e demokracisë dhe e vlerave perëndimore. NATO po ofron ndihmë për Ukrainën, brenda kufizimeve të tmerrshme. Pasi Putin kërcënoi me armët e tij bërthamore, Bajden ndaloi transferimin e avionë polakë MiG-29 në Ukrainë për t’u përdorur nga pilotët ukrainas. Presidenti tha se dhënia e këtyre avionëve, do ta përshkallëzonte konfliktin.

Është e qartë se administrata Bajden do të që shmangë rreziqet më të mëdha. Ndërkohë Imazhet satelitore tregojnë anijet luftarake ruse të mbledhura rreth Odesës. Këto janë objektiva janë të kuptueshme. Por në listën e armatimeve me të cilat është furnizuar Ukraina, mungojnë raketat kundër anijeve.

Presidenti Bajden e ka quajtur Putinin një “kriminel lufte”. Nga burimet ukrainase të inteligjencës dhe përgjimet e komunikimit, ka shumë të ngjarë që administrata Bajden dhe NATO të dinë emrat e të gjithë gjeneralëve rusë në Ukrainë dhe të komandantëve të njësive të akuzuara për krime lufte.

E megjithatë, administrata nuk i ka përmendur ata publikisht, dhe nuk ka vendosur ndalimin e udhëtimit të tyre në Perëndim. Kur Iraku pushtoi Kuvajtin në vitin 1990, presidenti Xhorxh H.Ë.Bush deklaroi:“Kjo nuk do të zgjasë shumë”. Sot mungon një deklaratë e tillë e fortë nga ana e Bajden.

Pse kjo sjellje kaq e ndrojtur? Në vitin 1991 forcat amerikane e dëbuan lehtësisht ushtrinë irakiane nga Kuvajti. Ky opsion as që konsiderohet sot, pasi Rusia ka armë bërthamore. Një nga leksionet më shqetësuese të luftës aktuale, është se pasja e armëve bërthamore e rrit pritshmërinë e një agresori për të sulmuar me forca konvencionale.

Në çdo sulm të supozuar kundër Tajvanit, Xi Jinping ka të ngjarë të kërcënojë me përdorimin e armëve bërthamore, për ta penguar SHBA-në nga ndërhyrja me forcat e saj konvencionale. Nëse Putin do të dalë i paprekur nga kjo luftë, kjo do të përbënte një precedent të tmerrshëm.

Nëse tërhiqen trupat rusen nga Ukraina, dhe Putin është ende në krye të Rusisë, kjo do të jetë një humbje e rëndë për Amerikën. Në takimin e tij me liderët e 30 vendeve anëtare të NATO-s, Bajden duhet të kapërcejë “Rubikonin” e tij. Ai duhet të deklarojë prerë se sanksionet që po e gjymtojnë ekonominë ruse do të mbeten në fuqi të plotë, pa asnjë lloj zbutjeje, për sa kohë që në pushtet do të jetë Putin.

Objektivi i Amerikës nuk është rikthimi tek statuskuoja e vjetër. SHBAja kërkon largimin e Putinit në mënyrë që të përforcohet, ose ndoshta të rivendoset, roli i Amerikës si mbrojtëse e lirisë. Në rast se Bajden nuk e shpreh qartazi këtë objektiv në samitin e NATO në Bruksel  kur bota është e tubuar rreth tij, ai nuk do ta bëjë këtë as në të ardhmen./ Bota.al

7 komente në “ANALIZA: S’mjafton tërheqja nga Ukraina”

  1. Leo says:

    Gomarrliqe me bri, krimea dhe Donbas Kan 8 vjet nen rusine,e kta flasim akoma per Ukraine te lire.
    Do sulmoj amerika me biden e gjenral milley rusine e kinen?
    Ata e Kan mendjen te green energji dhe white supremacy,prandaj tall trapin gjithe bota me ameriken

  2. shori says:

    Ky hajvani amerikan, qe Merua e boton me kaq deshire e krenari, ose eshte i marre, ose eshte i droguar…(si shumica “e roboteve” perendimore)… Te shpjegohem: Kerkon nje kasaphane boterore, mjaft qe te mos cenohet “autoroteti” i Amerikes…!!!??? Hajvani mendon se Amerika e tij dhe ai vete, do te shpetojne…,sa per te tjeret…,nuk i ka njeri ne kandar…!!!

  3. anti25642654censurë says:

    ka një ndryshim të vogël mes “përdorimit të armëve bërthamore” të kinës dhe të rusisë!!
    si po shoh nga disa artikuj,po e kuptoj se budallallëku është një çështje globale dhe jo shqiptare!!
    të del karabushi amerikan dhe të bën krahasim të njëjtë mes rusisë dhe kinës për armë bërthamore!?
    në një kohë që kina ka po aq sa ka britania e madhe,e rusia,si krahasuese me kinën,ka po aq sa ka e gjithë bota,pra edhe kina e përfshirë në botë!!
    duhet të jesh idiot të bësh krahasime të tilla!!
    nëse kina do të kishte guximin që me një pisqollë të kërcënonte një batalion të armatosur me mitroloza gatlin!?
    atëherë në p të sëmës shkoftë gjithçka!!
    nëse kina me 350 bomba do të kërcënonte perëndimin me 5500 të tilla!?atëherë i martë muti shalët gjithë dynjasë!
    arsenali rus,edhe sikur të përdoret si arsenal vetvrasës,pra të shpërthehet në rusi,pa kërcënuar akënd tjetër!?
    njerzimi hyn në epokën e gurit!!
    ky është ndryshimi mes kinës dhe rusisë,përsa i përket kërcënimit që mund ti bëjë botës!!
    sidoqoftë perëndimi ka dy rrugë:
    1-kundërshtim pa asnjë kompromis ndaj sahtazhit rus
    2-nënshtrim dhe pagim harraçi për sundimtarin e botës me emrin putin
    nuk ma merr mëndja që njeriu të pranojë një gjë të tillë!varianti i dytë do të quhej skllavëri moderne e një niveli prehistorik!!nuk ma merr mëndja që të ketë amerikan dhe perëndimor që ta pranojë një skllavëri të tillë!
    nuk ka britanik,francez,gjerman,amerikan që ti nënshtrohet një muzhiku të trashë rus,vetëm e vetëm se ai ka një armë në dorë!!

  4. amerikanino says:

    Bingo West – Nese Rusia terhiqet nga Ukraina dhe Putin mbetet ne krye te Rusise, atehere kjo do jete humbje e rende per Ameriken…
    Fli rehat o Bingoo, Amerika nuk do humbe fare sepse…Rusia as e heq Putinin as terhiqet nga Ukraina d.m.th.

  5. Korcari1 says:

    Jane krijuar dy bote paralele Rusia ,Kina,India dhe 80% e botes dhe Amerika,BE, Australia,Anglia te cilat kane humbur kontrollin mbi boten.Biden tha dje we nje NWO po krijohet,dhe nenkuptoi 20% te botes qe do drejtohet nga Amerika.Kjo do te thote we kontrollin te botes nga Rothschild, Rockefeller,Bush dynasty,familjes mbreterore po I vjen fundi nga kjo bote paralele .

  6. ganiu says:

    Në 5 komente, 4 gomerë pa samar. Aq të qut sa as samarin nuk ja u besojnë.

  7. Florida says:

    a ku jane mbledh gjithe rrotat e karit ketu dhe diskutojne mbi politiken amerikane !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje