Një grua përballë Edi Ramës!

22 Mars 2022, 12:23Politika TEMA

Nga Aranit Muraçi

Partia Demokratike pas dorëheqjes taktike të Lulzim Bashës do të kërkojë një lidership të ri, detyra e parë e të cilit, për ringritjen e mundshme, do të jetë bashkimi i opozitarizmit.

Por pamundësia për bashkim do të krijojë fillimisht një parti dhe më pas një opozitë të re, e cila do të ngrihet mbi një frymë krejtësisht tjetër, që nuk do të ketë asnjë lidhje me të kaluarën e PD-së. Ndoshta për të shmangur konfliktet dhe çdo keqkuptim me të kaluarën do të sakrifikohet edhe logo-ja me selinë aktuale. Opozita e re që u përpoq gjatë këtyre muajve të ringrinte Basha, edhe pse me shumë vonesë, në vend që të konkuronte qeverinë nisi të rivalizohej më ashpër nga vetë e kaluara e vjetër e saj.

Në këto kushte ndonëse kishte përkrahje ndërkombëtare, Basha u tërhoq, duke i hapur rrugë projektit për një opozitë të re para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. E veçanta e saj është se mund t’i afrojë Shqipërisë për herë të parë në histori një grua kandidate, për postin e kryeministrit.

Lulzim Basha ka kohë që lakohet si emri më i mundshëm për të marrë postin e presidentit. Basha, bëhet apo nuk bëhet president, dorëheqjen e dha për të çliruar veten dhe mbështetësit e tij nga akuzat se postet e larta që mbanin dhe votat që merrnin i kishin ‘dhuratë’ nga e kaluara aspak demokratike.

PD e ngritur sipas modelit të “njëshit” me frymën e saj të vjetër sado rinovime të bëjë nuk mund të kthehet kurrë më në pushtet. Si pasojë e këtij modeli shpjegohen ambicjet e shfenuara të shumë prej funksionarëve të saj për poste të larta me ardhjen e Bashës në drejtim të PD-së. Për shkak të këtij modeli, PD mund të rikthejë ndonjërin, por do ta ketë thuajse të pamundur që të bashkojë gardën e vjetër nën një autoritet të fortë, qoftë edhe nëse kryetar i saj do të rikthehet Berisha.

Do të jetë i pamundur rikthimi i Jozefina Topallit, Ridvan Bodes, Bamir Topit, Majlinda Bregut, Genc Rulit etj, sikurse bshkimi i disa prej deputetëve kritikë ndaj udhëheqjes 30-vjeçare të saj të cilët nuk kanë mbajtur portofole ministrore si i Astrit Patozit, Mark Markut, Myslim Murrizit, Rudina Hajdarit e me radhë. Pa Berishën në PD thuajse të gjithë duan që të bëhen kryetarë.

Po ashtu PD, nuk do të duket më e madhe se çka qenë pa përfshirjen e kandidatëve që humbën garën përballë Bashës në zgjedhjet e fundit siç janë Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi si dhe pa afrimin e disa prej intelektualëve, të cilët u lanë padrejtësisht në harresë ose në hije, gjatë viteve të qeverisjes së djathtë. Pra rikthimi dhe bashkimi i të gjithë atyre që kanë qenë në PD, duke përjashtuar alternativën e Bashës, do të mbetet si një mision thuajse i pamundur.

Nuk ka asnjë shans që t’i bashkohet të kaluarës së saj alternativa e re, pasi ajo do të mbetet jashtë strukturave drejtuese. Deputetët që votuan në përjashtimin e Berishës nga PD e dinë mirë se në rast bashkimi mund të pranohen nga kryesia e re si votues të thjeshtë.

Partia e re opozitare do të krijohet fillimisht nga ata që mbështetën Lulzim Bashën në zgjedhjet e fundit dhe të tjerë të rinj që do të afrohen. Është projektuar me mbështjen ndërkombëtare që të jetë pikërisht ajo opozita e ardhshme e vendit. Drejtimi i saj do t’i takojë njërit prej numrave dy të partisë, i cili do të diskutohet mes Jorida Tabakut dhe Enkelejd Alibeajt. Duke qenë se pjesa më e madhe e mbetur nën drejtimin e ri të PD-së dhe sidoemos faktori ndërkombëtar që është më në favor të Jorida Tabakut, kjo ka bërë që të ‘shpërthejë’ ndaj Lulzim Bashës para dorëheqjes së tij një tjetër numër dy me ambicje të mëdha në PD, Grida Duma. Ka edhe ndonjë tjetër që kritikonte Bashën dhe kërkonte largimin e tij nga e njëjta xhelozi që ka shfaqur hapur Grida Duma ndaj Jorida Tabakut.

Gjithsesi, gabohen rëndë ata që mendojnë se Jorida Tabaku nuk gëzon aktualisht reputacion të mjaftueshën brenda elektoratit të PD-së dhe prandaj e shohin momentalisht disi me skepticizëm të ardhmen e saj në një rol më të rëndësishëm në politikë.

Edhe pse nuk ka pasur asnjë faj dhe përgjegjësi, për përçarjen dhe gjendjen e opozitës aktuale, ajo është sulmuar nga e kaluara e PD-së për shkak të frymës së gabuar me të cilën ka funksionuar deri tani kjo parti.

Demokratët nuk duhet ta shohin kryetarin dhe kryesinë e re si një shans për t’i rikthyer sa më shpejt dhe me çdo mjet në pushtet, me qëllim që ata (që pretendojnë se kanë kontribute) të ndajnë privilegjet dhe të shtojnë pasuri të pamerituara, si dikur. Duhet të kishin kuptuar para se të shpresonin rikthimin e tyre në shumicë qeverisëse se kjo ishte arsyeja që elektorati i rrëzoi për herë të dytë nga pushteti dhe me një frymë të tillë do të mbeteshin nën mëshirën e kundërshtarit të tyre politik, siç kanë mbetur, për të mos thënë se janë edhe më tepër se më parë përballë rrezikut të shkrirjes.

Me qasjen e deritanishme ata duhet të kishin kuptuar me kohë se janë dhe do të mbeten gjithnjë e më të reduktuar në numër krahasuar me kundërshtarin, pavarësisht modelit qeverisës që ai afron. Kur bojkotuan zgjedhjet lokale pretenduan se kishin 85 për qind të elektoratit që nuk doli në votime. Por kur u futën në zgjedhjet e pjesshme lokale ‘festuan’ të përçarë fitoren 5-1 të PS-së. Dy opozitat e bashkuara që morën vendin e dytë u gëzuan thjesht për vendin e tretë që zuri Lulzim Basha, ndonëse gati e njëjta përqindje sërish nuk doli në votime.

Kështu që shansi i vetëm që opozita të tërheqë elektoratin gri dhe të shpresojë se mund të bëhet shumicë qeverisëse në të ardhmen nuk është bashkimi i saj (i pamundur) por ndarja radikale me të shkuarën dhe ringritja nga e para përmes një modeli tërësisht të ri.

Këtë model dhe alternativë të re, nëse e refuzon e kaluara e tkurrur e PD-së, e përqafon me siguri një elektorat më i gjerë, i zhgënjyer, siç iu paraqit publikut ai i protestave të studentëve dy-tre vite më parë dhe më i fundit, ai i këtyre ditëve nga qytetarët për rritjen abuzive të çmimeve. Kur modeli i vjetër opozitar u përpoq që t’iu merrte ‘timonin’ protestave, ato u shuan menjëherë çka provon ‘alergjinë’ që i shkakton një i tillë elektoratit të gjerë, vendimtar në çdo palë zgjedhje.

Lulzim Basha në fakt e afroi alternativën e re pas tri humbjeve radhazi. Por e kuptoi vonë se nuk mund ta udhëhiqte dot më tej, aq më pak që ta ngrinte atë mbi një model të vjetër ndërsa ai vetë duhet pranuar se ishte promovuar prej të njëjtit model çka e bënte skeptik elektoratin gri që t’i besonte votën.

Si krahasim edhe PD-ja afroi një model të ri në ’91 por i humbi thellë zgjedhjet e para pluraliste përballë partisë së regjimit komunist. Vetëm kur u braktis nga perëndimi dhe pa që populli po kërcënohej nga uria, partia e Ramiz Alisë u dorëzua, duke i krijuar terren PD-së që të ngjitej vetëm pas një viti në pushtet, dhe më kryesorja, i hapi rrrugë transformimit rrënjësor brenda radhëve të saj, për t’u ndarë përfundimisht nga e kaluara e dhimbshme komuniste si një nevojë që e kërkonte koha dhe ia impononte Perëndimi. Kujtojmë që në fillimet e demokracisë Partia e Punës votat i kishte për të qeverisur të paktën deri në vitin 1995.

Ringritja e opozitës nga themelet sikurse ndodhi me PS-në në fillimet e saj kërkon në fakt më tepër sesa thjesht një emër të ri për t’u zgjedhur kryetar. Kërkon frymë. Kërkon që ajo të jetë sa më bindëse dhe të tregojë se përse duhet votuar. Ringritja e saj e vërtetë kërkon një parti tjetër, me një tjetër qasje ndaj elektoratit të djathtë, i demoralizuar përballë situatës kaotike ku është zhytur prej kohësh opozita.

Edhe kryeministri Edi Rama vendosi të ‘dorëhiqet’ nga koha e shpenzuar duke sqaruar ndjekësit e tij ‘problematikë’ në rrjetet sociale, vendim të cilin rastësisht e mori në të njëjtën ditë me dorëheqjen e Bashës. Rama votohet sa herë që del në zgjedhje kështu që pse atij i duhet të lodhet dhe të sqarojë kritikët, në një kohë kur nuk ende di se cilin kundërshtar ka në fushë. Por nuk përjashtohet mundësia që Rama dhe Basha ndonjë ditë, kur të puqen kushtet, të rikthehen sërish në ‘fushë’.

Një grua në drejtimin opozitar do të zbuste atmosferën politike konfliktuale 30-vjeçare.

24 komente në “Një grua përballë Edi Ramës!”

  1. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Edi Rama nuk mundet nga Grida apo Tabaku. Edi Rama kete here ka pune me socialistet qe e duan vendin me shume se te gjithe keta.
    Ata nuk do t’ja falin Rames talljen dhe shperdorimin e votes qe ata i besuan.
    Ai beri nje qeveri me hajdute profesioniste dhe te pa skrupujt.
    Arben Ahmetaj me inceneratoret
    Damian Gjiknuri me 1 km rruge 20 milione euro
    Ilir Beqaj me koncesionet ne shendetesi
    Ogerta Manastriliu me tendera sekrete ne kohe pandemie.
    Belinda Balluku me administrim katastrohe te kaskades se Drinit sa qe jemi ne prag te kolapsit.
    Te gjithe keta jane kandidate per burg ndaj socilalistet do reflektojne nese Rama do hyje ne krye te PS-se ne zgjedhjet vendore

    E me gjithe keta hadute , si nje bande, nuk morri asnje pergjegjesi vete por theksoi se pergjegjesia eshte individuale.
    Dakort , por kush vjedh fukarane eshte legen.
    Dhe po na duket Sali Krimineli dhe Ilir Hajduti lule.

    1. Draper dhe Cekan says:

      Luli president?
      Ku ne gop te s’emes jeton artikull shkruesi.
      Luli sben as per manager burdelloje

    2. Kunadhja says:

      Bravo e madhe Vito. Shume analize e sakte.

  2. ppa says:

    Jorida eshte sic tregojne – kur i pyet tironsit: C’kemi si je? Dhe ata pergjigjen …mire mo, bereqadivers…!
    Apo si tironsi tjeter – Bamir Topi , hallve e ftohte.

    1. XY says:

      Ky Araniti e ka fjalen per seks? Vallai bilahi ja vlen. E din dhe Luli kaq gje.

    2. Ben says:

      Jorida esht zonj qytetare grua nënë e nderuar kurse ajo tjetra GD ose Duma esht nje sharlatane e pa nder esht zusk rrugesh, ndryshim rrenjesor njera Zonje tjetra Rruspije.

      1. ben ai i verteti says:

        Ben-adashi, kete Joriden e pashe gjate disa seancave te komisionit per inceneratorer, ku e provoi veten qe ishte plotesisht e pa-afte qe te drejtonte nje seance komisioni parlamentar, imagjino ta besh K.Ministre.
        Gjate ketyre seancave, ate e vune perpara me prova, te tere ato qe ishin therritur per te deshmuar ne kete komision, ku u duk qarte inferioriteti i saj kundrejt ministrave te PS-se. Fakt eshte se PD-ja nuk ka intelektuale te mirefillte per te drejtuar vendin, pasi ne kete mender parti politike kane alergji per intelektualet. Mjafton te shikosh se kush jane deputetet e PD-se, duke filluar nga Mul Noka.

  3. Noli says:

    Jorida ka treguar se është e dobet në lidership. Ky komisioni i fundit parlamentar tregoi se është e paafte.

  4. Te gjithe jane pjelle e Berishes dhe me mentalitet berishian,Pd -se i duhen njerez te pa njollosur dhe me reputacion.

    1. ben says:

      Komenti yt eshe me i miri deri tani.

  5. Asd says:

    Tabaku eshte e pranueshme.

  6. cuf dabjoni says:

    Aranit Partia demokratike morr gati 40% te votave ne 1991
    nuk kuptoj si mund te quhet humbje e thelle kur fitoj shumicen dermuese ne qytete

  7. Haka Tekizoti says:

    Ideja e një partie të re në vend të PD-së së sotme, duket e drejtë. Por, është e çuditshme se si pothuajse të tërë analistët e opinionistët janë kalcifikuar në mendime sa u përket dështakëve, duke besuar tek ata në një të ardhme. Nuk e kuptoj se si humbësi serial, Lulzim Basha mund të përfytyrohet si president i vendit. Vallë mos ëshë i dënuar i përjetshëm ky vend që të ketë në krye tipa si Berisha, Meta, Luli e të tjerë?! President si Luli kemi Metën. Populli e nxori mallin me tipa të tillë. Pastaj “…Rama dhe Basha…ndonjëherë prapë në fushë të lojës…” Aq në hall është shqipëria sa të merret tërë jetën me riciklim politikanësh, e ngjashme kjo me riciklimin e mbeturinave?! Mendime të neveritshme.

  8. BALONA TABAKU HAAA says:

    Sa te ka paguar Balone Tabaku per kete shkrime
    Balona Tabaku e ka dosjen per korrupsione sa nje male .

  9. Teli says:

    Pa Berishen PD -ja merr votat qe mori luli.
    Me joriden apo Griden merr prasin.
    Kurse Marku me Agron e CO te dalin ne votime, do perfundojne si Bamiri me Astritin.

  10. Sammy says:

    Mjafton titulli, ske nevoje te lexosh hartimin e patronazhistit…

  11. Erzeni says:

    Te gjithe keta mender drejtuas te pd-es Jane pjelle e Saliut,po kjo Tabaku eshte pjella mee keqe e tij,e tregoj ne komisionin parlamentar,naziskine si babai
    i saj shpirtnor Sali krimineli.

  12. Një qytetar says:

    O Aranit Muraçi, nuk ngrihet kurrë diçka e re në këtë vënd. Sapo të dalë dikush, sikur dhe ti vetë të ishe, do turreshin hienat për të përbaltur qysh ditën e parë. Sipas kulturës Berishiane dhe asaj Ramiste, menjëherë do dilnin zagarët e sulmit për të përbaltur gjithçka, njësoj si një komentues këtu që kurrë nuk mungon për të sharë shqiptarët dhe ngritur lavdinë greke. Le të diskutohet për probleme të fizikës, astronomisë, bujqësisë, ai bënë atë që i kanë caktuar, pa ju dridhur aspak qerpiku nga turpi, si misionar përsëri edhe në këtë rast fillon e shan shqiptarët dhe lëvdon grekët. Pyeteni Berishën për të rejat shkencore në fushën e mjeksisë, kur të shohësh që si fillim të përgjigjes ai do të thotë: ” Mafia e Edi Ramës dhe Beqajt me kompani, kanë shtrirë tentakulat e tyre grabitqare…..”. Ti i drejtohesh, ” dale zotëri, se po ju pyes për tjetër gjë..”, por ai vazhdon në të tijën, përbalt, përbalt, përbalt…. Dhe ti thua që të krijohet një klasë e re politike!

  13. Franci says:

    Qari i gjigantit , disa perpiqen tu veje ndonje veze pula rine e presin me vite , kurse Rames i pjellin dhe kaponjt …….me keta Rama ben parti , ika si paste mengjesi , vec mos na behet si Putini hahahahahahahahah , kot nuk thone per disa fati i ndjek edhe kur ata nuk e kerkojne , ec perpara gjigant dhe leri quravitesit te bejne plane ,

  14. Ana says:

    Duhet te krijohet nje parti e re opozitare psh partia per drejtesi sociale PDS, me njerez komplet te rinj larg kastes se sotme te politikaneve dhe qe me programin e tyre te thithin nje pjese te elektoratit jo fanatik te PD, nje pjese te PS dhe sidomos ate pjesen gri dhe jo fanatike te popullsise qe ju ka ardhur ne maje te hundes politikqenet e shqiperise, perfshi dhe armaten e mediave qe i shoqerojne. Dhe ky elektorat potencial eshte i madh, mjafton qe te binden se PDS eshte ndryshe nga politikanet e sotem.

  15. Verllapa says:

    Deshiroj qe te zgjidhet Grita Suma dhe tu thote deputeteve : Hajde q.u! Siç i tha Salijanit.E meriton kjo partiçke nje drejtuese te tile se per dy muaj do ti propozoj kuvendit qe te legalizohen shtepite publike .Hajde pra urime se shuùe gazetare te kazanit do te shkojne direkt e ti atashohen PD(nga parti e dallkaukeve ne parti e dafllakut)!Urime

  16. anti25642654censure says:

    Artikullshkruesi ka te drejte.
    Perballe PS dhe Rames ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te jete PD e drejtuar nga gruaja me prostate, Argita Sali Ram Berisha Malltezi.

  17. Monda says:

    Luli, njeriu qe qesh, PRESDENT????? Po si ka mundesi, prap me lulin? Po nuk paska burra apo gra Shqiperija po sillu persillu vec Sala meta luli e te tjere qe boja i ka dale e sterdale.A L E R G J I.

  18. haberi says:

    Lajmi i fundit :Lulzim Basha dha doreheqjen dhe ka hedhur kanidturen per President !Kuptohet per merita te veçanta nga zonja e nderuar qe ndrejton kete vend.Rama eshte detyrur qe te perzgjedhe Lulin per President, me pak fjale do iki kaka dhe do vije shurra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje