Kina kundërshton përjashtimin e Rusisë nga G20

23 Mars 2022, 16:32Bota TEMA

Kina nuk është e gatshme të mbështesë përjashtimin e Rusisë nga G20, në përgjigje të luftës së saj kundër Ukrainës.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, kjo deklaratë vjen nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin.

Ai vuri në dukje se G20-a duhet të vazhdojë të punojë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta.

Kjo, duke përfshirë rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia e Coronavirus-it, dhe se Rusia është një “anëtare e rëndësishme” e grupit.

“Asnjë anëtar nuk ka të drejtë të përjashtojë një vend tjetër. G20-a duhet të prezantojë multi-vektorizëm të vërtetë, të forcojë unitetin dhe bashkëpunimin”, shtoi zyrtari kinez.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë thuhet se kanë vlerësuar nëse Rusia duhet të mbetet në ekonomitë e G20-ës pas pushtimit të Ukrainës.

Më herët, Polonia tha se kishte ftuar zyrtarët e tregtisë amerikane për të zëvendësuar Rusinë në G20 dhe se propozimi kishte marrë një “përgjigje pozitive”.

 

1 komente në “Kina kundërshton përjashtimin e Rusisë nga G20”

  1. rexha 10 says:

    KRIJONI NJE TJETER GRUPE G29 KU TE JENE VETEM SHTETET QE KANE BERE GENOCIDE NDAJE SHTETEVE TE TJERE .DHE RUSIA TE VENDOSET NE TE DYJA GRUPET ,SEPSE DO TE KUPTONIM ME MIRE SE C’FARE DO TE THOTE G20 .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje