"Duhet të mposhtim Putin për të ardhmen e Europës dhe të botës"

23 Mars 2022, 15:39Bota TEMA

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha se të gjitha vendet duhet të përpiqen që Putin të mposhtet dhe se ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët.

Michel shtoi se ka folur me Zelenskyn dhe presidentin rus disa herë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, duke shpresuar se do të ndihmojë vendet për të arritur një armëpushim.

“Kjo është një çështje sigurie, për të ardhmen e Europës dhe për të ardhmen e botës. Është jashtëzakonisht e vështirë, sepse ne nuk jemi të sigurt nëse qeveria ruse po tregohet e sinqertë. Ne nuk jemi naivë, ne mendojmë se ata po përpiqen të forcojnë  pozitat e tyre gjatë bisedimeve të negociatave”, tha ai.

Michel diskutoi gjithashtu vendosjen e sanksioneve, duke thënë se Bashkimi Europian duhet të tregohet inteligjent në miratimin e sanksioneve kundër Rusisë.

“Ne kemi vendosur sanksione të paprecedentë kundër Rusisë. Ne synojmë oligarkët dhe sektorët ekonomikë në Rusi,” tha ai.

“Ne jemi më të varur nga gazi dhe nafta ruse në krahasim me situatën në Shtetet e Bashkuara.” “Kjo është arsyeja pse ne duhet të  tregohemi nteligjentë. Qëllimi është të godasim Rusinë,” përfundoi ai.

 

3 komente në ““Duhet të mposhtim Putin për të ardhmen e Europës dhe të botës””

  1. enter"" says:

    Shkoni e pirdhuni ju e gjithe propaganda juaj.
    Informacioni qe vjen nga Ukraina eshte qe ushtria Ruse po avancon dhe po i sjell disfate nazisteve Ukrainas.

    Ushtria Ukrainase perdor civilet per tu mbrojtur.

    E ardhmja shpetimtare e Europes varet nga Rusia.

  2. Hodo Zalli says:

    NJË REFREN i BEZDIZSHËM e i RREZIKSHËM!
    Ta mposhtim Milloshevicin. ta mposhtim vicin, ta mposhtim Ptinin – është një refren eufemik për të anashkaluar përgjegjësinë kolektive të asaj pjese, shumicë, të popullatës përkatëse (serbe -ruse) që i japin krah nacionalshovenizmit rus. në këtë moment historik.
    Motori ideologjik i këtij terrori shtetëror me objektiv ringjalljen e izmave historike njihet si epigon fashizmi. Mirëpo kur fashizmi merr karakteristikat e synimit për asgjësimin e një popullate, e popullit ukrainas me etni skandinave, ahere ideologjia është epigon i nazizmit, ose nacionalshovenizmit.

    Pushtimi i Ukrainës bëhet me motive neonazismi, rusonazizëm i kuluar.

  3. rexha 10 says:

    Nga njera ane duhet qe ta godasim Rusine ,dhe nga ana tjeter :ne mvaremi nga RUSIA. ATEHERE C’FARE DUHET BERE MORE PRESIDENTI I EUROPES ? ???? TE NDALOJME NDERRIMIN E ORES SOLARE C’DO VITE ,SEPSE JU NUKE ZGJOHENI PERPARA ORES 8 TE MENGJEZIT . ?????????
    A munde ta godiseni Rusine me pambuke ,dhe keshtu shpetoni ballkanin ,sepse komandohet nga RUSIA ,ndersa juve mbeteni nje kukull ne hollet e BRUKSELIT. Po nuke na mbrojti EUROPA ,dhe NATO,kushe do te na mbroje shamiverdhet ,apo KINA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje