Lufta ndau familjet e gjysmës së ukrainasve

23 Mars 2022, 18:31Politika TEMA

Pas fillimit të luftës, pothuajse gjysma (44 për qind) e ukrainasve duhej të ndaheshin përkohësisht nga të dashurit e tyre.

Këto janë të dhënat e një sondazhi të kryer nga Rating Sociological Group.

Përveç ndarjes nga familjet e tyre, një në pesë ukrainas (19 për qind) iu desh të linte qytetin/fshatin e tyre për kohëzgjatjen e luftës.

Në të njëjtën kohë, pothuajse të gjithë (93 për qind) planifikojnë të kthehen në shtëpi sa më shpejt.

Ndërsa, 58 për qind e atyre që janë larguar nga vendbanimi e dinë se gjithçka është e pandryshuar me banesat e tyre, 10 për qind e dinë se është e dëmtuar dhe 9 për qind se është e shkatërruar.

Pjesa tjetër nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh me strehën e tyre.

Gjithashtu, sipas sondazhit, 53 për qind e ukrainasve që ka punuar para luftës nuk punon sot.

22 për qind e të anketuarve vazhdojnë të punojnë si zakonisht, 21 për qind në distancë ose pjesërisht, më pak se 2 për qind kanë gjetur një punë të re.

Pothuajse 90 për qind e ukrainasve të anketuar besojnë se mbrojtja do të jetë në gjendje të zmbrapsi sulmin e Federatës Ruse dhe kjo shifër po rritet pothuajse çdo ditë.

Më shumë se 70 për qind janë pro integrimit në NATO, por kjo shifër është vazhdimisht në rënie.

74 për qind e ukrainasve mbështesin mbajtjen e bisedimeve të drejtpërdrejta midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës.

 

1 komente në “Lufta ndau familjet e gjysmës së ukrainasve”

  1. mos u tutni

    Смерть росіянам! Слава Україні!
    Смерть русским! Слава Украине!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje