"Trupat ruse po zhvendosen për të rrethuar trupat ukrainase në lindje"

23 Mars 2022, 09:33Bota TEMA

Ministra e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe thotë se trupat ruse po lëvizin nga veriu dhe jugu “për të bllokuar forcat ukrainase në lindje të vendit”. Trupat po përparonin nga Kharkiv dhe Mariupol.

Ndërkohë luftimet në veri që bëhen me qëllim marrjen e Kievit mbeten në gjendje statike.

“Forcat ruse kanë të ngjarë të kryejnë një periudhë riorganizimi përpara se të rifillojnë operacionet ofensive në shkallë të gjerë”, thuhet në shënimin informues të ministrisë britanike.

Rusia gjithashtu duket se po përpiqet të anashkalojë Mykolaivin në drejtimin e saj drejt perëndimit drejt Odesës, qyteti port në jug-perëndim të Ukrainës.

1 komente në ““Trupat ruse po zhvendosen për të rrethuar trupat ukrainase në lindje””

  1. anti25642654censurë says:

    nëse me të vërtetë rigrupohen drejt lindjes do të thotë se kanë ndërmënd të shkëpusin lindjen e ukrainës,por që në këtë moment do të thotë,edhe,se kanë marrë fund!!po u larguan nga kievi do marrin fund!!kundërpërgjigjia ukrainase do të bëhet më e fuqishme dhe furrnizimi dh më i maadh nga perëndimi!!
    në të njëjtën kohë ekonomia ruse do të bjerë me surrat në asfalt!!nuk kanë asnjë shans të fitojnë më!!po ju shteron takati!!
    e problemi është se nuk ka filluar me të vërtetë të bëhet luftë!!
    i vetmi shpëtim për rusët është eleminimi total i putanës dhe grupit të tij,tërheqje totale nga zonat e pushtuar,krime e donbas!!
    për të siguruar njëfarë sigurie dhe stabiliteti,rusët duhet të japin prova se nuk do të përsëritet e njëjta gjë më vonë!
    tërheqje nga abkhazia dhe një reduktim i jashtëzakonshëm i arsenalit bërthamor!!
    po të bëhen këto veprime,atëherë mund të thuhet se brënda 2-3 vjetësh rusia mund të fillojë e të ecë drejt perëndimit,në tërë kuptimin e fjalës!drejtë një shteti demokratik!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje