Polonia sugjeron që Rusia të përjashtohet nga G20

22 Mars 2022, 18:59Bota TEMA

Qeveria polake, të martën, njoftoi se u kishte sugjeruar zyrtarëve amerikanë që Rusia të përjashtohej nga grupi G20 i ekonomive kryesore dhe se sugjerimi kishte marrë një “përgjigje pozitive”.

Ministri polak i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë, Piotr Nowak, tha në një deklaratë se çështja ishte diskutuar në takimet e mbajtura në Washington javën e kaluar.

“Gjatë takimeve, ndër të tjera, ne bëmë një propozim për përjashtimin e Rusisë nga G20, i cili u prit me një përgjigje dhe miratim pozitiv dhe çështja duhet t’i dorëzohet presidentit Biden”, u tha Nowak gazetarëve në Varshavë.

Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Departamenti Amerikan i Tregtisë. Ndërsa nuk komentoi në mënyrë specifike deklaratën polake, një burim amerikan tha se për sa kohë Rusia kishte shkelur normat ndërkombëtare, duhet të ketë pasoja për marrëdhëniet e saj në forume shumëpalëshe.

Nga ana tjetër, Kina dëshiron të bllokojë diskutimet rreth pushtimit rus të Ukrainës nga agjenda e G20-ës.

Artikulli sqaron se bëhet fjalë edhe për samitin e grupit, të planifikuar për në vjeshtë.

“Javën e kaluar, liderët dhe diplomatët kinezë kërkuan që Ukraina të mos diskutohet në samitin e G20 në Bali, pavarësisht nga ashpërsia e situatës”, thuhet në deklaratë.

Kina argumenton se G20 është vetëm një platformë për zgjidhjen e problemeve të mëdha ekonomike.

Udhëheqja kineze po përpiqet gjithashtu të bindë Indonezinë, e cila kryeson G20, për qëndrimin e saj.

Në të njëjtën kohë, “South China Morning Post” shton se suksesi i këtyre përpjekjeve nuk është i sigurt.

Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian u shpreh se agjenda e Forumit G20 nuk duhet të përfshijë çështje politike dhe të sigurisë.

Kjo, duke përfshirë bisedimet për luftën në Ukrainë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje