Vladimir Putin ëndërron perandorinë: Ja të gjitha vendet që ka nën shënjestër

23 Mars 2022, 09:22Politika TEMA

Nga Francesca Salvatore 

Il Giornale

Ndonëse ëndrra e Vladimir Putin është më shumë perandorake-cariste sesa sovjetike, e ardhmja gjeopolitike e Euroazisë, mund të devijojë në fakt drejt asaj që ishte dikur Perdja e Hekurt. Në rast se rezistenca do të dominojë ukrainase, apo negociatat do të zëvendësojnë përdorimin e forcës, kjo gjendje do të ekzistonte ende, të paktën si “frymë”.

Pra nuk do të kishte asnjë ndarje  vërtetë midis Lindjes dhe Perëndimit, por një sinor politiko-ekonomik në perëndim të Uraleve. Kjo do të nënkuptonte Bjellorusinë si një shtet vasal iMoskësdhe një Ukrainë me një neutralitet të imponuar. Përtej aneksimeve të Donbasit dhe Krime, trazirat territoriale mund të ndalen këtu, nëse presidenti rus vendos që  shtensionojësituatën.

Por qasja e realizmit politik, kërkon që të kemi parasysh, qoftë edhe vetëm për ta shmangur, se çfarë mund të ndodhë nëse Ukraina do të kapitullojë, dhe nëse përballë zgjedhjes së NATO-s për të mos iu përgjigjur pushtimit, Putini do të shpallet fituesi ushtarak dhe gjeopolitik i kësaj lufte.

Bjellorusia bëhet përfundimisht një shtet satelit i Moskës

Për momentin është e vështirë të imagjinohet, një e ardhme për Bjellorusinë përveç asaj si një vend satelitit i Moskës. Diçka kjo shumë ironike duke qenë se Bjellorusia, së bashku me Ukrainën, kanë qenë anëtare të Kombeve të Bashkuara si një entitet autonom që në fillimet e OKB-së.

Dyshimi mbi pavarësinë e Bjellorusisë daton që nga viti 1996, me themelimin e Unionit Rusi-Bjellorusi (CSI), një entitet mbikombëtar që i afroi shumë të dyja vendet. Nëntorin e vitit të kaluar, Putin dhe Lukashenko nënshkruan pas 3 vite negociatash një paketë marrëveshjesh integrimi, një pikë kthese drejt aneksimit të plotë paqësor të Bjellorusisë nga Rusia.

Një Ukrainë e copëtuar, dhe një Perde e re e Hekurt

Ukraina do të kishte fatin më mizor, e ndarë mes Lindjes dhe Perëndimit, ashtu si Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore. Ose akoma më keq, siç ka ndodhur disa herë me Poloninë. Dhe kjo në skenarët më rozë. Një armëpushim do të përcaktonte sërish kufirin e ri midis Rusisë dhe Ukrainës, midis Evropës dhe perandorisë së Putinit, midis NATO-s dhe ish-Traktatit të Varshavës.

Aty ku do të ndalej pushtimi rus (ose rezistenca ukrainase), do të ngrihej “Muri i ri i BerlinitNë mungesë të Donbasit dhe Krimesë, Ukraina mund të mos privohet vetëm nga këto pjesë tëterritorit të saj. Nëse vazhdon ngërçi aktual dhe nisin negociatat përgjatë vijës aktuale të zjarrit, Kievit mund ti duhet të heqë dorë edhe nga rajonet lindore si ChernihivKharkivDonbasMariupolKherson (natyrisht duke përfshirë Krimenë).

Riafrim me Moskën i republikave kaukaziane

Pothuajse i lënë në harresë në ngjarjet e pas Luftës së Ftohtë, ish-kaukazi sovjetik është një nga zonat më të trazuara në planet. Jo vetëm për shkak të trafikut dhe turbullirave që përshkojnë republikat e vogla, por për shkak të entiteteve të tyre juridikisht komplekse, që kufizohen me territore joshtetërore.

Çdo vend në rajon ka marrëdhëniet e veta me republikat e vetëquajtura separatiste, duke i detyruar ato të vëzhgojnë me kujdes lëvizjet e Rusisë në Ukrainë. Njohja formale nga Rusia e dy republikave separatiste të Ukrainës Lindore është ndjekur nga afër në Kaukaz, ku ndodhen 2 shteteve të pavarura të vetëshpallura të njohura nga Rusia që nga viti 2008Abkhazia dhe Osetiae Jugut në Gjeorgji dhe NagornoKarabak i kontestuar midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Njohja nga Rusia e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, ka çuar në një intensifikimin e mbështetjes financiare dhe ushtarake të Moskës për këto entitete. Rusia nuk e njeh republikën e vetëshpallur të NagornoKarabakutAbkhazia dhe Osetia e Jugut e njohin NagornoKarabakun dhe anasjelltas.

Nëse një Putin fitimtar në Ukrainë, vendos tbashkojë në një këto territore, kjo do të ndihmonte në forcimin e brezit jugperëndimor të ish-BRSS. Por nga ana tjetër kjo do të nënkuptonte një qasje të rrezikshme territoriale ndaj Iranit.

Gjeorgjia dhe Armenia, në rrezik për arsye të ndryshme

Një kërcënim direkt për Gjeorgjinë, pasi për Rusinë ajo është fajtore për afrimin me Perëndimin, dhe sepse nuk i ka harruar kurrë plagët e shkaktuara nga rusët në vitet 1990 dhe 2008. Asgjë nuk e pengon Moskën të refuzojë të kënaqet me vetëm për 20 për qind të territorit të copëtuar gjeorgjian, sidomos nëse Tbilisi vendi do të ndërmerrte hapa të rinj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Ndërkohë edhe Armenia është në një situatë të vështirë. Aleate me Moskën, por me marrëdhënie të mira me Kievin. Ndër të tjera në Ukrainë jeton një komunitet i rëndësishëm armen. Shumë armenë i simpatizojnë ukrainasit e sulmuar, por janë të lidhur ngushtë me Rusinë, dhe të indinjuar me qëndrimin e gjatë pro-azer të Ukrainës mbi Karabakun.

Pra, nëse Gjeorgjia rrezikon sulmin ushtarak të Rusisë, Armenia jo dhe aq. Kjo pasi Jerevani ka mbajtur një profil të ulët përkundrejt luftës në Ukrainë, duke ofruar mbështetje diplomatike për aleatin e saj Rusinë. Në votimin e 26 shkurtit në Këshillin e Evropës për përjashtimin e Rusisë nga organizata,Armenia ishte i vetmi vend (përveç vetë Rusisë) që votoi kundër.

Modeli i Kazakistanit për të shtypur çdo rebelim

Në janar të këtij viti, Kazakistani përjetoi një rebelim popullorKjo shkaktoi ndërhyrjen kirurgjikale të CSTO (trupave “paqeruajtëse” ruse), dhe “revolucioni” përfundoi brenda 10 ditëve. Janari i përgjakshëm kazak, mund të shihet si një paralajmërim për këdo në universin neo-carist që guxon të ngrejë kokën ndaj Moskës.

Për momentin, më i rrezikuar duket se është Uzbekistani, që ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga të tjerëtqë kanë hezituar të kenë qëndrime të qarta për luftën e Rusisë. Duke folur para Senatitmë 17 mars, Ministri i Jashtëm uzbek Komilov u kërkoi të dyja palëve në konflikt të arrijnë një zgjidhje diplomatike. Prandaj, hakmarrja ekonomike ose ushtarake e Rusisë mund të jetë afërt./ Bota.al

4 komente në “Vladimir Putin ëndërron perandorinë: Ja të gjitha vendet që ka nën shënjestër”

  1. Shqiptari says:

    Pikerisht sepse dihen synimet e tij duhet shkateruar perfundimisht.

  2. Ceni says:

    Ky eshte idiot, nje spiun komunist. Jo Perandori s’do kete, po do haje nje dru ne bithe dhe do mallkoje veten qe sulmoi ukrainen.

  3. Piro says:

    Putini , sic e perkufizoi Merkeli, jeton me mentalitetim kolonial-perandorak te shekullit 19 dhe nuk njeh tendencat objektive te kohes qe tregojne nje rritje te fuqishme te ndergjegjes kombetare.
    Duke qene se ka humbur lidhjet me realitetin e sotem dhe eshte zhytur ne endrat perandorake, ai thote se nuk ka popull ukrainas… se ata jane nje me ruset dhe nuk po kupton ende se populli ukrainas ka nje vetedije kombetare dhe identitet kombetar te pashlyeshem qe e ben te luftoje me aq heroizem dhe qe po habit strateget ushtarake ne Lindje e ne Perendim.
    Edhe sikur Putini ta pushtonte e ta nenshtronte Ukrainen si shtet (gje qe ka fare pak te gjare te ndodhe), dhe te vendoste nje qeveri kuislinge pro-ruse, kjo lufte po tregon ne menyre te pakundershtueshme se Rusia nuk mund ta mbaje as edhe nje vit Ukrainen edhe vetem
    per shkak te kostos se larte te nje pushtimi te tille ( rreth 50 miliard euro ne vit), nje barre financiare qe nuk mund ta mbaje jo Rusia qe eshte e 12-ta ne bote nga prodhimi dhe me nje industri kryesisht nxjerrese si te vendeve te botes se trete, por as SHBA.
    Si te gjithe diktatoret, edhe Putini jeton ne nje bote tjeter paralele.

  4. Mos ma vini re says:

    Cila eshte kjo idiote italiane qe ka shkruar kete artikull? Ne moshen 70 vjecare po enderron Putini perandorine?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje