Pas reagimeve të shumta që pati fotoja e Lelos me gazetarin Lukas, armik të Berishës, Lelo ju fut punës ta korrigjonte këtë gjë.
E thirri Mulin mënjanë.
-Kam menduar një fabul, i tha, se si ta eklipsojmë këtë efektin e fotos.
-Çfarë do bësh tha Muli?
-Do sajoj një shkrim me këtë gazetarin që do thotë kam reflektuar për Berishën dhe që është penduar pse e ka sulmuar, pasi është treguar shumë i fortë që ka dalë kundër SHBA tani.
-Ua po kjo qenka sikur ta bëjë Çim Peka, tha Muli.
-Jo jo se kam stil unë, tha Lelo. Rëndësi ka që ta justifikojmë misionin e fotos me një shërbim për Doktorin.
-Po lere fare tha Muli se nuk besoj e ka lexuar njeri atë libër anglisht.
-Jo problemi është se është shqip tha Lelo. E kam përkthyer unë atëherë. Të them të drejtën nuk isha me Doktorin atëherë.
-Ça thu mo, tha Muli. Dhe këtë kishim mangët.
-Këtu është lezeti, tha Lelo. Që Doktori ka fuqi të kthejë armiqtë me vete. Ja mua më ktheu, Lukasin e ktheu. Ky është sukses. Dhe kur ka kthyer dy amerikanë, e kthen dhe të tretin Blinkenin.
-Qenka si teorema e dy policëve dhe kjo, tha Muli. Meqë janë kthyer dy, kthehet dhe i treti.
-Është e vetmja mënyrë, ta sulmojmë këtë gjë, tha Lelo. Ndryshe do na shqyejë Kokalari. Do na zbulojë që përkthimin e ka paguar Sorosi dhe hajde dëgjoje.
????????????????
Lelo duhet te justifikoje parat e shebimit ne Amerike qe i dha Trusti i "Geshetnajve dhe Boronicave te Tropojes"...