Muli i shqetësuar pas fjalës së Ramës 

14 Korrik 2023, 19:38Antena TEMA

Pas fjalës së Ramës, Muli thirri i shqetësuar Lelon.

-Duhet të bëjmë diçka urgjent, tha, që të themi që Rama e mbrojti Ben Ahmetaj.

-Po si të themi, se ai nuk e mbrojti, tha Lelo.

-Po çfarë rëndësie ka, rëndësi ka të themi që e mbrojti, se do na tremben këta tanët.

Se këta socialistët nuk e rruajnë shumë.

Janë mësuar nga koha e shokut Enver që çdo pesë vjet nxirrte një armik dhe gëzoheshin.

Kështu që nuk e rruajnë. Kurse këta tanët tremben.

Madje kanë filluar të thonë që Zeni me Doktorin ikën në Gjermani të shikonin për një shtëpi ku mund të shkojnë, nëse ndodh gjë me Jamarbërin.

-Atëherë të themi që Rama kërkon të trembë socialistët që ka në qeveri, tha Lelo, pasi do që t’i ikin vetë nga qeveria e të mos i krijojnë telashe.

D.m.th t’u thotë ose ikni, ose do ta pësoni si ai.

-Jo jo, as kjo s’na bën punë, tha Muli.

Na duhet një fabulë që të themi se Rama e përcolli Benin vet deri në Londër dhe ka porositur Sunakun të mos e sjellë në Shqipëri sa të jetë ai në pushtet.

Madje duhet thënë që ka ndërhyrë Sorosi për këtë çështje.

-Po këtë e kemi kollaj, tha Lelo.

Vetëm këtë Sorosin se fusim dot se këta në Londër e kanë armik më keq se ne.

Por të themi që e ka shkëmbyer me refugjatët shqiptarë.

I ka thunë Sunakut, më sill gjithë refugjatët pa letra, vetëm Ben Ahmetaj mos më sill.

-Kjo po, tha Muli. Se kështu mërziten më shumë ata kuksianët tanë aty dhe vijnë votojnë kundër Ramës.

Lini një Përgjigje