Ndërkohë që Muli po përgatiste Lelon të vazhdonte sulmin ndaj Edi Ramës për shkak të polemikave që bën me gjyqtarët, ja behu artikulli i Ulsiut.
– I paska dalë zot Ulsiu – tha Lelo. – Tani beteja është dhe më e vështirë.
– Si i ka dalë? – tha Muli.
– Ka shkruar artikull.
– Ou – tha Muli. – Pa lexoje çfarë thotë.
– Flet për këtë rrumpallën e ndërtimeve pa leje që duhen prishur.
– Qerrata Ulsiu – tha Muli. – Me nje gur paska dash me vra dy zogj tha Muli. Domethënë i thotë Ramës të dalë zot dhe si Ministër Drejtësie por dhe si i Brendshëm po të jetë nevoja.
– Pak a shumë po – tha Lelo.
– Ministria e Brendshme i shkon më shumë – tha Muli. – Se ky Ed Rama e ka bërë lëmsh këtë qeverinë. Ministrin e Brendshëm e ka vënë nga Gjirokastra dhe ministrin e Financave nga Tepelena. Në fakt historikisht gjirokastritët vihen të ruajnë lekët, tepelenasit të ruajnë rendin.
Dhe me Drejtësinë e ka dhjerë, e ka vënë nga Dibra meqë ishte Dumani nga Dibra. Tani duhet investuar në KLP të zgjidhet prapë nga Dibra prokurori që të mbajë prapë Ulsiun. Kështu që nuk e ka keq që i ka shkuar mendja për Ministër të Brendshëm.
– Ta marr në telefon ta përgëzoj për artikullin – tha Muli – se nuk dihet, bëhet pasardhësi im. Se dhe keshtu eshte bashkpuntor i mire na jep cdo info kur na duhet ndonjë kontrate noteriale nga Ministria per këta te Ed Rames.
– Po ti s’e ke lexuar akoma – i tha Lelo.
– Po hajde o burrë, sikur e ka lexuar Ulsiu. Rëndësi ka që e ka botuar. Udhëheqësit nuk shkruajnë që ta lexojnë vetë, shkruajnë që të lexojnë masat.
Nuk duket si dora e hulusiut kjo leter publike.Duket si dora e lolites .