Lajmi që trazoi Shqipërinë 24 orët e fundit e futi Mulin në mendime.
Qetësia me të cilën ai u kthye duke thënë se u zura me të dashurën dhe ika në Jug e çuditi shumë.
– Si ka mundësi, i tha Lelos?
Çfarë burri mund të jetë ai që zihet me të dashurën dhe e lë atë të qajë me prindërit e vet e ikën në Jug?
– Me siguri e ka ditur që nuk ja do prindërit dhe ka dashur ta torturojë, tha Lelo.
– E ke gabim, i tha Muli.
Po të ishte kështu ai nuk i thoshte po më arrestojnë, se kështu futi në alarm prindërit.
Po të donte ta torturonte duke e lënë me prindërit i thoshte: më prit tek shtëpia e prindërve se do të bie atë dhuratën.
Dhe e linte aty në pritje 24 orë që t’i thoshte: nuk dua as dhuratë, asgjë, vetëm më hiq qafe!
– Po pse e ka bërë atëherë, i tha Lelo?
– Kam një shpjegim, i tha Muli.
Ka dashur të na testojë ne si opozitë, a do t’i dilnim në mbrojtje a jo.
Kur e pa që ne e akuazuam që e ka marrë Edi Rama tek bodrumi në Surrel, u tremb e doli, se ka thënë me vete: më merr vërtet.
Vetëm gjenialiteti i Doktorit e shpëtoi.
Çdo version tjetër mund të ishte fatal.
Ai e ka bërë të testojë Altin Dumanin, të testojë opozitën, të testojë Edi Ramën.
Opozita e kaloi klasën pasi e frikësoi dhe e detyroi të dilte nga vetë-arrestimi.
Edi Rama e humbi betejën, se nuk e vuri ujin në zjarr fare duke i treguar atij që je i braktisur.
Altin Dumani po dëshmohet që po nuk lëvizi Edi Rama nuk bën gjë, kështu që ai tani të vetmen shpresë na ka ne.
Vetëm ne i dolëm zot.
Plus që rikujtuam intervistën e Ben Ahmetajt me këtë rast.
– Kjo është fitorja e parë para fillimit të sezonit parlamentar, tha Lelo.
E nisim me këmbë të mbarë.
Ky vend ka marre fund.