Muli kërkon zgjatjen e afatit për dorëzimin e dosjeve të News 24

13 Gusht 2025, 19:42Antena TEMA

Lajmi se policia ka thënë “ejani merrni dosjet e gjetura në zyrat e News 24” e mërziti Mulin.

– Ata nuk duhet të shkojnë t’i marrin – i tha Lelos. – U thuaj në emër të PD-së dhe Doktorit se marrja e dosjeve do të jetë një thikë pas shpine për PD.

– Po pse? – i tha Lelo.

– Zotëri, Doktori ka caktuar që në dosjet e marra është dosja për Linda Ramën, dosja për Edi Ramën, dosja për Olsi Ramën, dosja për Lali Erin, etj. Nëse kthehen dosjet dhe nuk janë ato dosje, atëherë ata duhet të protestojnë që janë vjedhur dosjet e korrupsionit.

– Domethënë ti thua që ata të mos pranojnë t’i marrin dosjet pasi duhet të thonë që janë vjedhur?

– Patjetër – tha Muli. – Si mund të thonë ata që i morëm dosjet, kur Doktori e ka caktuar se çfarë dosjesh ishin marrë? Duhet të kthehen patjetër ato që tha Doktori. Nëse nuk kthehen, atëherë i ka rrëmbyer policia. Madje mund të thonë që kanë pasur edhe lekë apo sende të mbyllura, por ua ka vjedhur Ardi Veliu.

– Kjo do të jetë pak e vështirë – tha Lelo – por do përpiqem. Irfani dakord është, por s’di a pranojnë gazetarët. Sidoqoftë, ne ia lëmë barrën policisë: ose të na kthejë dosjet që ka caktuar Doktori, ose të bëjë dosje për ato që thotë Doktori.

Lini një Përgjigje