Muli sot ishte shumë i kënaqur me reagimet e Belos.
Ashtu siç i kishte thënë dhe Lelos dy ditë më parë, që reagimet dhe kritikat ndaj udhëheqjes së PD duhet të bëhen në forum, ashtu kishte thënë dhe Belo.
-Tani ose ti e ke përcjellë shpejt mesazhin, ose ky Belo i merr mesazhet nga Antena, i tha Lelos.
-Unë e kam bërë punën time, tha Lelo, por dhe mund ta ketë lexuar në gazetë.
-Kjo është gjë e mirë, tha Muli, që ai reflekton dhe e përsërit mesazhin tim politik publikisht.
Është shumë e rëndësishme të ruajmë integritetin si parti dhe të tregojmë se nuk biem pre e përçarësve dhe provokatorëve.
-Duhen sqaruar dhe këta të Zeni TV, tha Lelo, se ata akoma po e trajtojnë si armik.
-Rëndësi ka që reflektoi vetë Belua, tha Muli.
Nuk është djalë i keq, por është i papjekur dhe nxitohet.
I bën karshillëk pa dashje Doktorit.
Thotë SPAK do arrestojë këtë e do arrestojë atë…
SPAK po arreston Doktorin, nuk i ka sytë në ballë ai.
Pastaj fillon: “Jo do presim reagimet ndërkombëtare për zgjedhjet, jo po i ka kërcënuar Igli, jo po do hedhin poshtë zgjedhjet.”
E kupton ti, Doktori lufton për sovranitet, ky kërkon të na lërë në dorë të OSBE e BE.
Është komplet i papjekur.
Mendon si në PS dhe do të bëjë karrierë në PD.
-E kuptoj, tha Lelo. Por dhe ky duhet qortuar nga afër në forume, jo të sulmohet publikisht, se na tremben këta të tjerët.
-Rëndësi ka që reflektoi, tha Muli.
Tani të kënaq shpirtin kur e dëgjon.
Po mos ta shikosh në ekran, të duket sikur dëgjon Klevis Balliun.
Te gjithe rrota…ri jeni!????????