Muli kërkon që kandidati për Tiranën të caktohet nga zeni.tv

2 Gusht 2025, 20:45Antena TEMA

Debatet e fundit se ç’do bëhet me PD e argëtojnë shumë Mulin. Njëri thotë që nuk pyesim as Berishën, tjetri ankohet për demokraci të brendshme, Xhaferi kërkon “Foltore 2” etj. Por më interesante i duket përpjekja e Gridës për t’u vetëshpallur kandidate për Bashkinë e Tiranës.

– Duhet të vendosim pak disiplinë, – i tha Lelos. – Këta që flasin lart e poshtë për ndryshimin, duhet t’u bëhet e qartë që debatet në PD nuk bëhen rrugëve, por në forume. Kush flet para kohe i pritet koka si atij kallirit të grurit që rritet para shokëve.

– Nuk ja vlen, – tha Lelo, – se nuk i merr njeri parasysh.

E dyta që kisha ishte kjo kandidaturë e Gridës për kryetare bashkie. Mendoj që duhet të vendosim një rregull: një herë e zgjedh Topi, një herë Klani. Tani këtë radhë kemi televizionin tonë, duhet ta zgjedhë zeni.tv.

– Dakord jam, – tha Lelo. – Por puna është që nuk ka zgjedhje, me sa shikoj, për nja dy vjet, kështu që nuk ja vlen të konsumohemi kot. Deri atëherë nuk i dihet dhe Gridës dhe Salianjit. Të mos nxitohemi t’i bëjmë armiq kot.

– Po jo, mo zotëri, nuk është, – tha Muli. – Se po e lamë pa sqaruar këtë punë, nuk shkojnë lekët te zeni.tv, por te Top Channel. Nuk e kupton këtë gjë ti? Se këtu nuk ka rëndësi kush shpall kandidaturën, por kush vendos, por deri atëherë puna është se ku shkojnë lekët.

– A, për këtë ke të drejtë, – tha Lelo. – Nuk më kishte shkuar në mendje. Por ngaqë këta të zeni.tv janë në rregull me lejet e ndërtimit, thashë se nuk ishin të interesuar.

Lini një Përgjigje