Muli i shqetësuar nga leja e re e kullave në Farkë për Gitën

30 Korrik 2025, 18:06Antena TEMA

Debati i sotëm me Lelon në kafen e mëngjesit ishte shumë delikat.
– Ky Edi Rama po na hedh në erë, vëlla. I ka dhënë dje leje për 50 pallate në Farkë Gitës. Këtej e çojnë në SPAK, këtej i japin leje për 50 pallate-kulla.
E bëjnë për të na diskredituar.
– Qenka shifër e keqe, – tha Lelo, – afërsisht sa deputetë kemi. Do thonë demokratët: Rama mori 83 deputetë, Doktori mori 53 kulla.
– Duhet të mendojmë diçka të heqim vëmendjen nga kjo gjë, – tha Muli. – Do na dëshpërojë demokratët dhe do na sabotojnë revolucionin në vjeshtë.
– Po mirë dhe ky dhëndrri pse aplikon për leje kur e di si e kemi punën?
– Ai ka shpresuar se Rama nuk do t’ia jepte dhe do ta sulmonte, se po e përndiqte. Ai legeni ja dha. Tani s’ka çfarë të thotë. Tani është e qartë që e ka në krah.
– Një mënyrë është që ky Bektashi të deklarojë përsëri që kjo do jetë një kontribut patriotik për PD-në dhe të lërë të kuptohet se me këto para do financohet revolucioni.
– Po ku e hanë demokratët këtë? – tha Muli. – Pse budallenj janë ata të besojnë që Rama i jep lekë Doktorit që ta përmbysë me revolucion?
– Atëherë të shpallim që partia është e Zenit, nuk është e Gitës, – tha Lelo. – Dhe bizneset e Gitës nuk kanë lidhje me PD-në.
– Lëre, se po filluan me lejet e ndërtimit të Zenit, na fusin në varr fare, – tha Muli. – Në Ksamil i kanë dhënë vetëm atij, në Sarandë vetëm atij, në Jalë vetëm atij, në Lalëz vetëm atij. Po ankohen gjithë oligarkët socialistë nga grindja me Zenin.
– Atëherë s’kemi ç’bëjmë, – tha Lelo. – Më mirë të marrim meritat që po i ndryshojmë faqen Shqipërisë dhe në opozitë, sesa të distancohemi.

5 Komente

  1. P
    Pesimisti

    Akoma nuk e besoni se Rama e Saliu jane ortake?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lindita

      Edi Rama eshte politikan i mencur: nga nje ane i jep dajak Saliut, nga ana tjeter i ofron kulacin e kullave te birit; por edhe Saliu eshte ujk i vjeter, neper ekrane leh per korrupsionin e Rames, nga ana tjeter po e shkaterron partine Demokratike qe Partia Ed'Ramiste te marre mandatin e 5-te qeverises.

      Përgjigjjuni
      1. !
        ! ?

        Mednimi im eshte ndryshe nga keta Komentues me siper ! Lejet jepen te ndertohen dhe nje dite me diell ...Kullat te gjitha do konfeksohen me Ligj dhe do ti kalojne shtetit..... mos qofsha i gabuar ! ndryshe nuk ka se si ! te ndodhi kjo loje e bukur ... Zemerimi do filloje nga te dy krahet si nga simpatizanette e PS dhe nga PD ! PS dele e fituar dhe i degjeneron keta edhe dajakun Ligjore edhe ne Opinionin e simpatizanteve te PD qe jane kokrra kane ngelur...

            Lini një Përgjigje