Muli shton dyshimet se Salianji është rekrutuar nga Ulsiu në burg

21 Korrik 2025, 17:53Antena TEMA

Pas sqarimit zyrtar të Ulsiut se Salianji ka të drejtë të bëjë operacione estetike në burg, duke konfirmuar mbjelljen e flokëve dhe rregullimin e hundës, Mulit iu ngritën dyshime të mëdha.

— Me këtë shfajësim që Ulsiu i bëri Salianjit, unë dyshoj seriozisht se Salianji është rekrutuar në burg, tha Muli.

Ai nuk mund të marrë më kurrë poste në PD pa sqaruar këtë situatë.

Të paktën Lulin na e kishte rekrutuar Rama, po të të rekrutojë edhe Ulsiu, është si me të q* breshka.

— Nuk besoj se është rekrutuar, tha Lelo.

Salianji është djalë me karakter, por Ulsiu ka shije për të bukurën dhe ndoshta ja ka sugjeruar nga ana e vet.

— Kjo mund të na hapë shumë probleme, tha Muli.

Madje më tha Albana: “Ta dija që në burg të lënë këto gjëra, e kisha humbur vetë atë gjyqin me Vilma Nushin dhe kisha bërë buzët prapë për 3 muaj.”

Mund të nxisë një valë të madhe vetë-arestimesh nga opozita për të bërë ndërhyrje të tilla.

— Unë mendoj që Ulsiu e ka bërë nga inati i Fatmir Xhafës, tha Lelo.

Ka dashur t’i tregojë Salianjit që nuk janë gjithë ministrat e Drejtësisë si Fatmir Xhafa.

Ka dhe tolerantë dhe njerëz të qytetëruar, mendjehapur.

— Tani po më detyron të kem respekt dhe për Fatmir Xhafën, tha Muli.

Duhet të shikojmë thelbin e problemit.

Dhe thelbi është që Ulsiu i ka bërë një nder duke rrezikuar shumë për të.

Kjo nuk bëhet pa një kompensim.

Lekë besoj se nuk i ka marrë.

Maksimumi ose kanë shkëmbyer nderë, ose na e ka rekrutuar.

Një nder besoj është që e ka lidhur me atë Anisën.

Po nuk besoj që Ulsiu e ka bërë për kaq.

Duhet të jetë më shumë. Ndaj duhet të jemi vigjilentë.

Pa u sqaruar kjo gjë, Salianji nuk mund të hyjë në garë për poste.

Lini një Përgjigje