Muli urdhëron monitorimin e Salianjit në TV

11 Korrik 2025, 19:29Antena TEMA

Dje Muli urdhëroi që ekipi i medias në parti të monitorojë Salianjin në TV se çfarë thotë dhe të analizojë se çfarë synimesh ka.

Lelo organizoi grupin e monitorimit, edhe pse me përtesë.

Në mbrëmje Muli kërkonte raportin.

Befas e merr Lelo në telefon dhe i thotë:

— Kemi një problem, Salianji është në tre televizione direkt.

Edhe tek Çim Peka, edhe tek Fevziu, edhe tek Rakipi.

Ne kemi vetëm një grup monitorimi.

— S’ka problem, tha Muli. Regjistrojeni dhe zbardhini nesër.

Sot, sapo shkoi në zyrë, gjeti raportet e debateve të Salianjit.

Po shpresonte mos e kishte pyetur njeri për mbjelljen e flokëve – nuk kishte asnjë pyetje.

— Shikoi mos ka ndonjë gjë për bërjen e hundës – nuk ka asnjë pyetje.

Gjithë pyetjet ishin si ka kaluar në burg.

— Ore, ça e pyesin vetëm si ka kaluar në burg, i tha Lelos?

Po ndonjë pyetje si ishte klinika e mbjelljes së flokëve, sa lekë bëri etj, nuk mund të bëhej?

Së paku ky Fevzo, që është dhe tullac, duhet ta shikonte si okazion këtë gjë.

— Nuk kanë bërë, tha Lelo.

Në tërësi është përpjekur që tre televizioneve t’u japë panorama të ndryshme politike.

Për shembull, tek TV Zeni ka paraqitur anën heroike të burgut, ku ai ka përballuar armiqtë në një qeli – drejtorët e lali Erit, domethënë – dhe nuk ka pranuar të hante nga një tavë peshku ushqimin.

Kur vinte peshku në tavë, ky ka kërkuar gjithmonë pjesën e tij më vete, kurse ata kanë marrë secili sa kanë dashur nga tava.

Kjo tregon që ka pasur integritet politik.

Pastaj tek Fevzo ka treguar anën vanitoze të burgut: si ja dilte që lahej e vishej përditë, kush ia hekuroste këmishat, kush ia lidhte kravatën dhe mbi të gjitha çfarë ore mbante në burg.

Dhe aty ka dëshmuar që nuk ia ka shtrirë dorën armikut, por i ka çuar në pastrim kimik në Fier me postë dhe ja kanë sjellë gati.

Pastaj tek zoti Rakipi ka folur për anën sociale të jetës në burg: kush e respektonte, kë respektonte më shumë, si i kishte raportet me grupet kriminale që ishin aty etj, duke treguar edhe një partishmëri të lartë.

Fjala vjen, grupeve kriminale të lidhura me PS nuk u fliste kur ishte orari i ajrimit, kurse grupeve kriminale të lidhura me PD u jepte zemër, se së shpejti dita e tyre po vjen.

— E kuptova, tha Muli.

Po mirë, çfarë do tregojë më ky në ditët në vijim, se dhe 8 muaj burg ka bërë.

Pjetër Arbnori ka bërë 28 vite burg komunizmi dhe dy intervista ka dhënë tërë jetën.

— Ndoshta po mendon t’u japë një përgjigje akuzave për këto ndërhyrjet estetike, tha Lelo, se ka të dhëna që po e akuzojnë që ka rregulluar dhe veshët.

Kjo nuk është e vërtetë.

1 Komente

  1. K
    Klodi

    Ti fusi nje gojore karo dhe bucja hoti dhe i ka rregulluar ne vijim....shurrat i mbajne perdite ne seli....shkoni shikoni......ti cojne ato per porno se kamerat ua dine pozimet.. yyy felliqesira...po degjenerojne dynjane Baxhella te peshtira

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje