Pas paralajmërimeve që Salianji bëri duke dalë nga burgu se do të mbajë konferencë shtypi në PD, Muli u tërbua.
Ishte një arrogancë e paparë.
Si mund të vendoste ai vetë, pa u konsultuar me të, se çfarë do bënte në PD?
Thirri Lelon dhe i tha që askush nga zyrtarët e lartë të PD të mos jenë në konferencë shtypi.
— Në fund të fundit atë e ka përdorur Luli, jo Doktori, tha Muli.
Dhe Luli ka marrë më qafë gjithë partinë.
Ndaj dhe ai duhet të trajtohet si gjithë të tjerët.
— Dakord jam, tha Lelo, por mos biem në sy për keq.
— Duhet të bëjmë kujdes të biem patjetër në sy për keq, i tha.
Si mund të bëjë plane nga burgu ai, të më zërë vendin mua?
I ka mbushur mendjen Gaz Bardhit dhe këtyre të 8 janarit që tani është radha e tyre aty.
— Po fol me Doktorin njëherë, i tha Lelo.
— Fola, i tha Muli. I thashë: duhet t’i gjesh një vend pune këtij Salianjit që mos ta kemi nëpër këmbë.
— Më tha patjetër. U mendua pak dhe tha:
“Nënkryetar i Grupit Parlamentar”...
Nuk dija çfarë t’i thosha se ai nuk është deputet.
— Po t’i thoshe që nuk është deputet, tha Lelo.
— Kishte dy rreziqe, tha Muli.
E para, nuk dua t’i lë të kuptojë që ka rrjedhur dhe lajthit kur flet.
Kjo është shumë e rrezikshme.
E dyta, mund ta ketë thënë me vetëdije që nuk do t’i japë asgjë.
Duke menduar që ishte e rrezikshme ta shprehja, thashë: mirë.
— Po tani çfarë do t’i jepni, tha Lelo?
— Atë që tha Doktori.
— Po ai nuk është deputet.
— Po mirë, kur të bëhet, tha Muli.
Ne e kemi fajin që e përdori Basha atë dhe vete në burg!
Të presim kur të bëhet.
I mencure je or Mul! Ne fakt famendero Meron. Lapidare: Salianji nenkryetar I Grupit kur te behet Deputet! D.m.th.: nese Sahani arrin te behet deputet pa's 2029. E bukur! Vleresim per ty Muli!