Muli bën thirrje të mbrohet autonomia e bashkive demokrate nga Rama

6 Korrik 2025, 19:31Antena TEMA

 


Pas ndërhyrjes së ashpër të Ramës në Vlorë, ku shkarkoi gjithë drejtorët e Bashkisë, Muli vendosi të nisë një aksion për të mbrojtur autonominë lokale nga pushteti i Edi Ramës.

Për këtë ai vendosi të bëjë një konsultë të gjerë me Lelon se si duhet të nisin këtë revolucion gjatë verës.

– Është pak e vështirë, – tha Lelo, – se na mbivendoset me këto çështjet e tjera të revolucionit. Kemi përpara çështjen e trenit bullgar, si dhe çështjen e rinumërimit. Shtimi i kësaj çështjeje na shpërqendron nga vjedhja e votave.

– Unë mendoj se duhet ta bëjmë, – tha Muli, – pasi kjo ndihmon në motivimin e demokratëve që të kuptojnë se atyre ua kanë vjedhur votën, pavarësisht se kanë votuar për ne. Duke parë çfarë bën Rama, ata mund të motivohen.

– Rama po u bën qejfin demokratëve tanë, – tha Lelo. – Po heq drejtorë socialistë e po vë drejtorë demokratë. Po hapëm këtë debat, do na bëhen të gjithë me Ramën dhe do na tradhtojnë çështjen e trenit bullgar.

– Por dhe këtë duhet ta diskutojmë, – tha Muli. – Duhet t’i diskreditojmë ata demokratë që pranojnë pështet nga Rama dhe lënë në mes kauzën tonë.

– Puna është që sa më shumë t’i sulmojmë, aq më shumë ikin tek Rama, – tha Lelo. – Ndaj jam partizan i idesë që deri në shtator të bëjmë sikur nuk e kemi mendjen çfarë ka ndodhur, se kemi rinumërimin.

– D.m.th. ti thua të dorëzohemi? – tha Muli.

– Unë them që Rama ka 56 bashki, ne kemi 5 bashki. Në bashkitë tona nuk ja ka mbajtur të ndërhyjë. Atëherë ta përdorim këtë si shembull pozitiv, që Rama nuk guxon të ndërhyjë në bashkitë tona, se i kemi të pavarura.

– Epo mirë, dhe kjo nuk është keq, – tha Muli. – Mjafton të mos rrijmë pa bërë gjë fare.

Lini një Përgjigje