Deklarata e fundit e Gimit të Puros se ai i çoi si fakte atyre redaktorëve të komenteve online të Fox News emisionin e Çim Pekës, e tronditi Mulin.
E pyeti Lelon se si arritën ta përkthenin në anglisht emisionin dhe si u bindën ata që ishin fakte.
—Ishte një përpjekje e madhe, tha Lelo.
Vendosëm ta përkthenim me inteligjencë artificiale.
Në fillim IA e lexoi emrin “Qim Pe KA” dhe e perceptoi si emer koreano-verior, dhe filloi të përshtaste gjuhën e tij të “fakteve” me stilin e Kim Jong Il.
Filloi të shpjegonte se gazetari në fjalë është koreano-verior dhe se kjo që ne po paraqesim si fakte janë në stilin e Kim Jong Il.
Në fillim nuk e pamë me vëmendje përkthimin, pastaj konstatuam se IA na kishte marrë më qafë.
I dhamë komandë tjetër:
—E duam përshkrimin e fakteve në stilin e Sali Berishës, jo Kim Jong.
Atëherë motori i përkthimit ndryshoi dhe i forcoi dyfish më shumë faktet, duke shtuar edhe detaje jetësore.
Fjala vjen, kur thuhej që bandat kërcënuan Albanën, shtoheshin detaje si:
“Kur i shkonin në shtëpi, i tregonin vajzës, ajo qante, pastaj merrnin motrën në telefon, qante dhe motra, pastaj merrnin Doktorin në telefon dhe ai u thoshte: Duhet me qëndrue.
Diktatura e ka fundin afër.
Po vdiqa unë, do ta lë amanet të jesh pasardhësja. Dhe ato pushonin.”
Me këtë stil u përkthye gjithë emisioni dhe u krijua modeli i të folurit nga vetë Çim Peka, anglisht.
Sa e panë ata të Fox News, filluan të qajnë dhe botuan menjëherë komentin e Gimit të Puros.
—D.m.th ky Gimi, frymëzimin e ka nga Çim Peka, faktet nga Çim Peka, anglishten nga inteligjenca artificiale… vetëm kollaren e ka nga Ilir Meta, tha Muli.
Gallate basate ????