Muli në dyshime për delegacionin e Strasburgut

19 Qershor 2025, 17:21Antena TEMA

Delegacioni i PD-së, si pjesë e Komisionit Parlamentar të Këshillit të Evropës, votoi sot kundër rezolutës së përbashkët Shqipëri–BE për zhvillimet në vend, duke e djegur konsensusin.

Lajmi, që në selinë blu u prit me gëzim, e mërziti Mulin.

— Janë shumë dinakë, i tha Lelos.

Prisja që këta të bashkonin votat me Ballën në Strasburg, por nuk e bënë.

Kjo do të thotë që janë të rrezikshëm, pasi po fshehin këmbët.

— Mos e merr ashtu, i tha Lelo.

Fillimisht duhet të gëzohemi që u kemi thyer dhëmbët në mes të Strasburgut.

Nuk ua kemi dhënë votën.

— Atë punë e kemi bërë rregullisht këto dhjetë vjet, u përgjigj Muli.

Por këtë herë nuk kishte rëndësi vota, se s’ka pasur kurrë.

Rëndësi ka qëndrimi i këtyre deputetëve që nuk e duan Doktorin.

Fakti që, edhe pse Doktori i sëmurë dhe ata pa udhëzime, prapë votuan siç duhet, do të thotë që janë stërvitur tani dhe na e kanë marrë dorën.

Do ta kemi shumë të vështirë t’i nxjerrim si armiq.

— Unë mendoj se ata do ta tradhtojnë veten një ditë, tha Lelo.

Sado të maskohen, do zbulohen.

Ja, do vijë parlamenti në shtator, do fillojnë këto analizat e brendshme dhe do ta nxjerrin kokën.

— Patjetër, tha Muli.

Por tani do na bënin më shumë punë, që kështu të justifikonim këtë humbje me armiqtë e brendshëm.

— Rëndësi ka të nxjerrin kokën, tha Lelo.

Ç’bëri tani, ç’bëri në shtator.

Ja, do fillojë kandidimi për bashkitë dhe do ta nxjerrin kokën, pa merak.

— Kam frikë se i ruan ky Edi Rama, mërmëriti Muli.

Nuk ka për të hapur garë për Tiranën, që të mos i djegë Alimehmetin ose Tabakun.

E shtyn nja dy vjet me gjyqe me Lalin.

— Por edhe kjo është një shenjë, tha Lelo.

Kuptohet që ata janë të Ramës.

Lini një Përgjigje