Muli shpreson që rinumërimi të nxjerr në shesh armiqtë e rinj të Doktorit 

10 Qershor 2025, 20:21Antena TEMA

 
Procesi I rinumërimit që tani ka kaluar në mbi gjysmën e votave e ka mobilizuar Mulin. 
-Tani do  shikojmë kush janë këta që duan të marrin mandatin kundër vullnetit të Doktorit I tha Lelos. Kjo ka shumë rëndësi. Atë dhe e dëgjuan që Doktori nuk donte ti hapte kutitë për kandidatët dhe këmbëngulën duke vënë në pozitë të vështirë Doktorin. Tani do shikojmë ku e kanë pasur qëllimin. 
-Puna është që nëse del që ne kemi devijuar votat dhe ka ndikuar në ndonjë mandat do jetë problem tha Lelo, pasi atë mandat e ke të humbur se nuk është më me Doktorin, ndaj është më mirë të bëjmë sikur jemi me atë që fiton. 
-Doktori është shumë I kënaqur me rezultatin tha Muli. Siç e shikon, ai kishte problem derisa demokratët ta kuptonin që nuk është kryetar I partisë por I dërguar I zotit. Tani që demokratët u bindën në këtë gjë, atij nuk I intereson rezultati, I interesojnë zgjedhjet e lira. Por jo brenda PD, se PD e ka të dërguar e zotit dhe ka drejtësi hyjnore. Zgjedhje të lira duhet të bëj Edi Rama që është I dërguar i Vuçiqit. 
-E kuptova tha Lelo. D.m.th. këta që dyshojnë tek mandatet që ka vendosur Doktori janë tradhtarë. 
-Pa diskutim tha Muli. Duan të godasin armikun e Visit të Pojës në Durrës, por nuk do ta lejojmë kurrë. AI desh ka derdhur gjak për PD se e kanë qëlluar me kallashnikov. Mos të flas për të tjerë. Duhet të jemi vigjilentë dhe ti mbajmë larg këta tipa që duan të vënë në dyshim drejtësinë hyjnore të Doktorit. 
Se këta duan të thonë që këto janë bërë me urdhër të Doktorit, dhe ne nuk e kundërshtojmë dot pasi për ne është me keq ta kenë bërë me kokë të tyre. 
-Dakord jam tha Lelo. Por drejtësia hyjnore e do edhe një dorë nga Celibashi. Duhet të punojmë për këtë. 
  
 
 

Lini një Përgjigje