Në opozitë ka shpërthyer një entuziasëm i madh, pasi Doktori shpalli Shqipërinë narkoshtet dhe pasi PD deklaroi se ajo ka fituar, kurse PS ka humbur.
Shumë demokratë e marrin Mulin të lumtur në telefon dhe e urojnë për fitoren, kurse të tjerë entuziastë po mendojnë se si të presin Doktorin dhe ta marrin në krah nga Rinasi në Tiranë përmes Bathores.
Ky entuziasëm u vu re sot edhe në seancën plenare në Kuvend.
Pas kësaj, Muli thirri Lelon dhe po diskutonin se si të bënin një lloj thirrje për vetëpërmbajtje, që opozita të mos dukej kaq e gëzuar nga rezultati.
– Na duhet një vetëpërmbajtje, tha Muli.
Duhet të tregohemi më modestë me këtë rezultat që kemi marrë.
Duhet t’ua bëjmë të qartë demokratëve që edhe pse kemi fituar thellë, edhe pse Edi Rama ka humbur thellë, edhe pse kemi denoncuar narkoshtetin, edhe pse ka fituar Jorida dhe jo Kalaja, ne nuk do jemi në qeveri këto katër vjet, por Edi Rama.
Por duhet t’ua shpjegojmë që ky është dënim per ata.
Ne nuk mund të qeverisim një narkoshtet.
Narkoshtetin le ta qeverisë vetë.
Ne nuk pranojmë të marrim pushtetin pa ikur narkoshteti, edhe pse fitojmë rregullisht.
– E kuptoj çfarë do të thuash, tha Lelo, por është pak e vështirë kjo si formulë.
Se është sikur dikush në shkretëtirë t’i mbajë një fjalim në mes të vapës një njeriu të urritur, dhe t’i tregojë se je në një ujvarë të mrekullueshme me ujë të pijshëm, por që nuk do ta prekësh me dorë, nuk do të freskohesh dhe nuk do të pish asnjë gllënjkë, se vetëm kështu mund të ndëshkohet kundërshtari.
Do kemi keqkuptime, tha Lelo, dhe mund të kemi njerëz të dëshpëruar që thonë “jo, unë dua të jem në pushtet!”
Dhe po e dëgjoi Rama, e merr menjëherë.
– Le ta marrë, tha Muli.
Mes të tjerash, ky proces do ndajë dhe tradhtarët nga besnikët e Doktorit.
Kush ka për të ikur, le të ikë.
E rëndësishme është që t’i bindim se kemi fituar thellë, por duhet të përmbahemi nga entuziasmi se nuk do jemi në pushtet.
Kjo rubrike eshte fantastike.
flamur muti noka e ka vendin ne burk se behet trim si like hajduti meta