Muli u trembet protestave “Ktheni paratë tona” para SHQUP

27 Maj 2025, 19:11Antena TEMA

Pas deklaratës së SHBA-së që uronte përfundimin e zgjedhjeve dhe krijimin e Kuvendit të ri, Muli u pezmatua shumë.

– Jemi në vështirësi, i tha Lelos.

Duhet të gjejmë ndonjë gjë sikur kjo deklaratë është pro Doktorit.

– Kemi mundësi, tha Lelo.

Përshembull, ata nuk e urojnë personalisht Edi Ramën, por Parlamentin e ri.

Dhe thonë që do të vazhdojnë partneritetin.

Ne duhet të themi që SHBA njeh vetëm Doktorin dhe partneritetin do ta vazhdojë me atë.

– Nuk e ha njeri këtë, tha Muli.

Më mirë të themi që e kanë bërë deklaratën këto mbeturinat e Sorosit në Ambasadë.

– Nuk e themi dot ashtu, tha Lelo, se pastaj armiqësohemi edhe me këta.

Më mirë të themi që SHBA nuk njeh fitoren e Ramës, por njeh humbjen e Doktorit.

– Jo, se ashtu duhet të ikë Doktori, tha Muli.

– Po atëherë më mirë nuk flasim, tha Lelo.

– Jo, tha Muli. Kam frikë se do na mërziten demokratët dhe do thonë që na i mori lekët kot ai LaCivita dhe do dalë ndonjë nga këta legenat të organizojë protesta para SHQUP-it me parrulla “Ktheni lekët tona”.

Se ne kemi thënë që kemi mbledhur lekë nga anëtarësia.

Kjo i revolton më shumë. Dhe hajde sqaroi pastaj.

– Epo atëherë duhet të lavdërojmë LaCivitën që ka bërë këtë deklaratën kundër Ramës, tha Lelo.

Është e vetmja mënyrë që të duket sikur e ka justifikuar 6-milionëshin e parë.

Të tjerat të shohim, nëse ja japim apo jo.

Lini një Përgjigje