Muli u mërzit sot kur pa një postim të deputetit Murrizi, i cili pretendonte se në shtator do të ishte në Kuvend.
Thirri Lelon për të kuptuar nga i buron gjithë kjo siguri Murrizit.
-Ndoshta nga rinumërimi që kërkon Këlliçi, tha Lelo.
-Nga rinumërimi ne duam t’i heqim ndonjë votë Tabakut, tha Muli, nuk kemi shpresë tjetër.
-Po mos shpreson se i rritet atij ndonjë votë?
-Jo jo, tha Muli. Është më keq.
-Çfarë?
-Ai shpreson se do arrestohet Mediu, dhe hapet një vend.
Pastaj arrestohet dhe Doktori, hapet vendi tjetër dhe i bie atij radha.
Pasi Ilir Meta mbetet në burg.
-Kjo qenka dyfish e rëndë, tha Lelo.
E para, që ai beson tek SPAKU, e dyta, që do t’u marrë vendet heronjve të opozitës që po burgosen.
-Pikërisht këtë desha të të them, tha Muli.
Kjo është një thikë pas shpine.
Nëse na e merr ai mandatin, atëherë jemi dhe më keq akoma.
-Atëherë të pezullohet kërkesa për rinumërim, tha Lelo.
-Atë e bëjmë se e kemi kollaj, tha Muli, por këto të SPAK nuk i pezullojmë dot.
Ky është komplot i madh.
Lini një Përgjigje