Zbulimi më i fundit i Mulit është tronditës.
Ai ka zbuluar se Rama, përveçse ka vjedhur të gjitha votat e demokratëve, ka financuar edhe kundërshtarët e Doktorit që të dalin më të votuarit në listat e hapura.
Si shembull për këtë merr listën e Tiranës, pasi aty Rama kishte interes përtej listës së mbyllur.
– Ky është një monstër, i tha Muli, Lelos.
Të gjitha këto i bën vetëm për ta dëshpëruar Doktorin.
– E kuptoj, i tha Lelo.
Por e kemi hallin me demokratët tanë. Sidomos me tironsit.
Si ka mundësi që lënë Adriana Kalon, një ish-nuse tironse, me 2 mijë vota… dhe u japin 20 mijë vota këtyre të tjerëve, vetëm se nuk duan Doktorin?
– Nuk janë demokratë ata, tha Muli. Janë të infiltruar.
– Të infiltruar që votojnë PD-në, pyeti Lelo?
– E ka bërë Edi Rama qëllimisht.
Ai ka pasur vota sa të dojë.
Ç’i kushtuan 40 mijë vota për Tiranën?
– Atëherë paskemi dalë më keq nga ç’duket, tha Lelo.
– Dëgjo si është skema, tha Muli.
Edi Rama na ka vjedhur 33 mandate, që i bie afërsisht 300 mijë vota.
Por nuk mund t’i merrte të gjitha për vete, se binte në sy.
Prandaj ua dha 170 mijë këtyre sportivëve të rinj, dhe rreth 100 mijë vota këtyre armiqve tanë të brendshëm.
Pra ka investuar në dy fronte, shtoi Muli.
Ka vjedhur votat e Doktorit dhe pastaj i ka përdorur vetë kundër Doktorit.
Është shumë pervers.
– Këtu e kemi fajin vetë, tha Lelo.
Se po të kishim vënë Klevesin, ty, Albanën, Palokën në listë të hapur, Rama nuk do guxonte ta bënte këtë.
Por ne vendosëm armiqtë në listë të hapur dhe ai përfitoi nga rasti.
Muli ke shume te drejte por eshte e kote me fole se cdo gje kalojne ne duart e Rames prandaj per mendimin tim bojkotoni zgjedhjet qe te gjithe ju si grupe parlamentare te PD-se atehere shikoji se kushe tradheton aty ndonje Tabake apo Alimehmeti dhe me ne funde kerkoni qeveri teknike se atehere edhe keta te PS-se do te terhiqen me ne funde.Muli ju ecte mbare me fitore.