Muli, i dëshpëruar nga rezultati i zgjedhjeve, thirri Lelon për t’i shpjeguar strategjinë e re të mosnjohjes së zgjedhjeve.
– Tani këta janë të mbaruar, po nuk i njohëm ne zgjedhjet, i tha Lelos.
Fol pak me LaCivitën, të flasë pak me ata të mëdhenjtë në SHBA, të na bëjë një përshëndetje të premten në miting.
– Po duhet t’i rinovojmë kontratën, tha Lelo.
E lamë që pas 11 majit do ta rinovonim deri në dhjetor.
Por ajo kontratë ishte në fuqi po të fitonim.
– Po i kërkojmë ta bëjë një ditë pa kontratë!
– Nuk e bën ai pa kontratë, tha Lelo.
Duhet një gjashtë milionësh tjetër që ta bëjë këtë.
– Po si i bëhet? Ta bëjmë zërin e tij me inteligjencë artificiale siç bëri Rama në atë spotin dhe ta transmetojmë?
Kush nga tanët e kupton?
– Puna është që e merr vesh ai dhe na kërkon lekët edhe për zërin artificial, tha Lelo.
Pastaj prishemi kot dhe hajde ta sqarojmë më pas.
– Po si t’ia bëjmë të flasë dikush nga SHBA, ngulmoi Muli?
– Unë them të flasë Nuredini, tha Lelo.
Në fund të fundit ai ka sakrifikuar më shumë se kushdo, është bërë garant i 6 milionë dollarëve.
Le të flasë ai dhe të thotë që është gati të paguajë edhe 60 milionë të tjera, vetëm që të mos i njihet kjo fitore Edi Ramës.
– Po të jetë për Nuredinin, marr një nga fshati im, tha Muli.
Flet më pastër shqip. Duhet ndonjë që flet anglisht.
– Atëherë të dal të flas unë me telefon, tha Lelo.
Nuk kuptohet mirë, dhe themi që po lidhemi me stafin e LaCivitës.
Unë kam qenë në staf.
– Ta mendojmë, tha Muli. Nuk është ide e keqe.
Hahaha, shpuze je Mero.
Mero si Konica i madh, bën një portret satirik të realitetit të dhimbshëm që ka krijuar shtaza varkar i shurrës së bllokit kamunist, duke mbledhur rreth tij delinkuentë dhe imbecilë, dmth majmunë cirku, sepse nga njerëzit e arsimuar dhe të qytëruar ka alergji shtaza. Të falenderojmë për këtë satirë therëse o Mero. Mua sinqerisht më bën të qaj ky realitet i hidhur i atdheut tonë. Është ngushëllim shumë i madh që Shqiptarët e thjeshtë dhe të denjë, i dhanë një përgjigje epike anakronikëve destruktivë në këtë 11 Maj 2025. Rri e dëgjo tërë enturazhin e karave Gebelsiane blu tani që bëjnë pirueta nga më të shëmtuarat për të nxirë këtë fitore kaq të qartë, e kaq domethënëse. Është rritur fitorja e PS-së or derra Owelsianë, sepse neveria për ju është rritur në popull. Kaq e thjeshtë është kjo punë. Populli ju merr vesh me bythë o të mjerë!! Jeni mësuar të përfitoni qyl si shushunja e pa asnjë lloj merite ndaj popullit të mjerë, dhe pastaj duke i shërbyer paturpësisht inferiorëve sllavo-helenë. Vetëm Enver Hoxha ju vinte hakut juve mor shpirtshitur të fëlliqur!!! Në kohën e tij Noka, Peka, e Lela vetëm 30 lek në ditë do merrnin, si punëtorë shkalla e fundit në kooperativë. Dhe qethjen deri te kocka e Partisë, e jo me mjekrra si kafshë Islamize tërë zgjyrë. Yyyyt tutje njerëz mer bisht, se mbani erë !!!