Muli po mendonte sot për arsyet pse humbën zgjedhjet.
Duke diskutuar me Lelon për këtë çështje, ai tha se secili duhet të bëjë analizën e vetes.
– Pa më thuaj, ku ke gabuar ti, e pyeti Lelo?
– Unë, tha Muli, vetëm në një rast, por edhe ai justifikohet.
Kur tha Doktori që jemi nr. 1 dhe duhet të ngremë gishtin lart, unë ngrita gishtin e mesit… dhe u duk sikur i shava nga nëna demokratët.
– Unë, tha Lelo, shpëtova nga gabimet personale, por mendoj se zëvendësimi im me atë zëdhënësin që bënte videot e shkurtra na penalizoi shumë.
– Pse, e pyeti Muli?
– Po ato videot ishin aq qesharake, sa njerëzit mendonin se i lëshoja unë kastile për të dëmtuar Doktorin dhe PD-në. Unë në fakt nuk i ndalja dot.
- E kuptoj, tha Muli.
Njësoj si unë që nuk ndaloja dot Klevesin dhe videot e tij.
– Po zonja Karo ku gaboi, pyeti Muli?
– Mendoj që zonja Karo nuk gabon kurrë, tha Lelo.
Gabojnë ata që merren me të.
– Do të thuash që gabon Doktori?
– Desha të them që ai bën gabim që e ndërpret nga buzëqeshja dhe e detyron të flasë. Ashtu prish punë.
– Po Zeni, ku ka gabuar, vijoi Muli?
– Zeni ka gabuar që i dha paradhënie atij avokatit 6 milionë dollarë… dhe as vizë nuk na hoqi, asgjë!
Tani Nuredini i merr metrat katrorë në Tiranë, në kulla, dhe ne mbetemi me gisht në gojë.
As vizë nuk ka Doktori dhe prapë “non grata” është.
– E vërtetë, tha Muli.
Dhe unë të betohem që pa marrë vizë Doktori, nuk do shkel kurrë në Londër dhe Nju Jork.
– Të kam zili, tha Lelo.
As unë s’kam për të shkel më në Shqipëri po nuk fitoi Doktori.
Lini një Përgjigje