Muli i trembur nga demenca e Doktorit

1 Maj 2025, 20:12Antena TEMA

Demenca e Doktorit po fuqizohet dita-ditës.

Sa herë vjen në mëngjes në zyrë, ai përsërit me vete gjërat kryesore që të mos ngatërrohet, por pikërisht aty ngatërrohet.

Sot u ngatërrua disa herë. Elbasanin e ngatërroi me Beratin, pastaj ngatërroi dyshemenë me tavanin, pastaj ngatërroi uljen e taksës me ngritjen.

– Jemi në hall, i tha Lelos.

Duhet t’i bëjmë me regjistrim takimet, mos të lejojmë kamera dhe pastaj t’i redaktojmë.

– Po njësoj është, tha Lelo. Dëgjojnë demokratët.

Ata mërziten më shumë se populli, se populli gallatë bën.

– Kam një frikë tjetër, tha Muli.

Po sikur të fitojmë më 11 maj, dhe ky të harrojë që unë kam qenë numri 2 i PD dhe të shpallë Florianën për shembull nr. 2?

– Atë frikë e kemi të gjithë, tha Lelo. Ç’fat të kemi?

– Kjo është e rëndë, tha Muli.

Jo për mua, por për demokratët, se do thonë: çfarë ke bërë që të harrojë Doktori?

Ku e besojnë ata që ai ka demencë…

– Të fitojmë, pastaj e zgjidhim atë punë, tha Lelo.

Puna është që do humbasim dhe ai do kujtojë që kemi fituar dhe do bërtasë “Fitore, fitore… Valencia, Valencia!”

– Dhe hajt t’i thuash: “Doktor, ka fituar Rama prapë.”

– E kupton shpejt, tha Muli, se fillon sherrin Gazi prapë.

– Po sa të fillojë sherrin Gazi, ka ikur java e parë, na bën gazi i botës, tha Lelo.

Njerëzit do thonë: përse humbet ai, kur vazhdon “Fitore, fitore…”

Lini një Përgjigje