Muli mendoi se dje, në ato sharjet nga nëna për komentuesit, ishte bërë ylli i PD-së.
Por në mbrëmje gjithçka u përmbys.
Vrenozi, me fjalimin historik në Korçë, la në hije jo vetëm Mulin, por edhe Doktorin.
– Duhet të gjejmë një zgjidhje, tha Muli, se po na identifikojnë si parti e Vrenozit.
Nuk mund të duartrokitet ai më shumë se Doktori në Korçë.
– Epo, korçarët vdesin për budallallëqe, tha Lelo.
Pastaj ajo analiza e Vrenozit, që sa të madh e kishte pasur Rama dje, sa e ka tani... qe e fortë.
E pe si qeshnin gratë e Korçës?
– Ai po shfrytëzon rastin që Doktori është njeri me edukatë dhe nuk përdor fjalë të pista, tha Muli.
Dje deshi të duket si udhëheqës i PD-së. Ai është i çmendur.
– Nuk na intereson lufta me Vrenozin tani, tha Lelo.
Kur u bënë listat, e hoqëm.
Tani ndonjë fjalë do ta thotë ai.
Por ai ia mbyll gojën Edi Ramës.
– Ore, Edi Ramës s’ia mbyll dot gojën, por bëj kujdes që të mos them gjëra më të mençura se Doktori, që të mos më duartrokasin mua më shumë.
Ai sfidoi Doktorin.
– Nuk është se tha gjëra të mençura, tha Lelo, por thotë gjërat që do populli. Ndaj duket popullor.
Njerëzit duartrokasin të çmendurit, jo budallenjtë.
– E kuptoj, tha Muli, por unë nuk jam budalla, por më duhet të sillem ashtu që të mos më duartrokasin para Doktorit.
Dhe këtë e kemi detyrë të gjithë.
– Po tani që Doktori është me demencë dhe ngatërron këto që thotë, duhet të ngatërrojmë dhe ne më shumë, tha Lelo, që të mos duket i rrjedhur.
– Atë ma lini mua, tha Muli, se e kam shumë natyrale.
Vetëm këtë Vrenozin s’e konkurroj dot.
Vdekte vesho mallisti
Vrenozi sensacioni i dites . Eshte fatkeqsi qe nje injorant , pavaresisht perkatesise politike , te behet epiqender e opinionin dhe e medias . Kjo tregon se cili eshte niveli i politikes tek ne .