Pas zhurmës që ka nisur me publikimin e kontratës 6 milionë dollarëshe të Mulit me Nuredinin, për t’i hequr njollën Berishës, shumë demokratë të pezmatuar po pyesin Mulin se ku janë gjetur gjithë këto para.
Muli, duke biseduar me Lelon për këtë përgjigje, vendosi t’ua shpjegojë atyre se çfarë është kontributi patriotik.
Të dashur demokratë,
Nëse ju kujtohet te Dosja e Klubit Partizani, biznesmeni Bektashi, ortak me Jamarbërin, deklaronte se një shumë të caktuar e paguante si kontribut patriotik për Jamarbërin. Kjo për arsye se ai përfaqësonte aty edhe familjen e Doktorit.
Pra, kontributi patriotik është një shumë e caktuar që një biznes ndan për Doktorin. Për çdo njeri tjetër ai quhet kontribut tradhtar.
Në rastin konkret, ne na duhet një shumë 6 milionë euro në bankë. Nuk është se nuk mund t’i gjejmë cash, por na duhen në bankë. Ndaj të gjithë ata që paguajnë, njësoj si Bektashi, duhet të përshkruajnë donacionin si “kontribut patriotik”.
Kam parë këto ditë shumë njerëz të trembur se mos nuk i bëjmë dot 6 milionë euro.
Për të qenë të sigurt, ne ua kemi dhënë atyre 6 milionë euro. Nuredini ka lënë punën si elektricist një ditë dhe ua ka çuar lekët në zyrë. Kështu që lekët janë paguar. Tani na duhet t’ua xhirojmë me bankë pjesën formale.
Prandaj mos hezitoni, se këto lekë do t’ua kthejmë përsëri cash secilit që ka paguar.
Siç ka thënë dhe Doktori, pas fitores ne vetëm lekë do shpërndajmë.
Prandaj nxitoni të paguani shumën që të jemi në rregull para SKAP-it.
Sa për ata që thonë se në këtë histori do dënohem unë, u them të gjithëve se mua më ka rënë në hise të mbaj Flamurin, siç kam emrin, dhe do ta mbaj lart edhe në burg.
Rëndësi ka ta shikoj njëherë Doktorin të pakorruptuar, pastaj le të vdes.
keta nuk jane patriote shqiptare po disa servila . sahan lepirsa, spiuna te saliut dhe pd-se se te ishin patriote ndihmonin shqiptaret ne amerike qe per disa arsye kane ekonomi te dobet ne amerike
fat i madh per te gjatin qe pd ka idiote te till
Te qifte gomari gruan o Muli
Muli duhet te tregoje te verteten se ato para i jane dhene Zenit nga Rama me leje ndertimi ne mes te Tiranes. Spak duhet te therrase dyshen Zeni-Rama per ta sqruar tamam financimin e kontrates se Mulit me zagaret e Trumpit.
Në fakt e vlrteta është sheshi për budallenjtë.